Gjatë javëve më të nxehta të izolimit kemi shpenzuar shumë kohë me videolojëra, online, por jo vetëm.
Këtë e thonë të dhënat e Comscore, shoqëri për kërkimin dixhital, mbi përdorimin e rrjetit në Itali, Spanjë, Francë, Gjermani dhe Britani e Madhe gjatë pandemisë. Analistët krahasuan të dhënat deri ne javën nga 6 – 12 prill me ato të 13 – 19 janar, kur nisën të përhapen lajmet e para për koronavirusin.
Trafiku në faqet dhe aplikacionet për videolojëra online është rritur mesatarisht me 19% në pesë vendet e marra në studim.
Por përveç lojërave online, njerëzit kanë shpenzuar kohë edhe mbi lajmet për videolojërat. Në faqet me informacione të specializuara, vizitat janë rritur në mënyrë të konsiderueshme: vetëm në Francë, më shumë se 94%.
Në përgjithësi, vizitat të faqet dhe aplikacionet për të luajtur apo tek ato me informacione për temat që lidhen me to janë rritur me 31% në Itali dhe 44% në Spanjë. Në të dy vendet, masat e kufizimeve kanë qenë më të ashpra, më të gjata, dhe epidemia ka shkaktuar më shumë dëme. Në Francë, rritja ka qenë 28%, ndërsa në Gjermani dhe Britaninë e Madhe, 19%.
Përse kemi lexuar kaq shumë informacione mbi videolojërat këto javë Disa komunitete gamer kanë qenë mjaft aktive gjatë izolimit ndërkombëtar. I pari është Animal Crossing: New Horizons, videoloja e Nintendo, e cila doli më 20 mars. Është një simulues i jetës idilike në një ishull me banorë antropomorfë dhe muze që drejtohen nga bufa. Që prej atëherë janë shtuar grupet në Facebook dhe faqet ku shkëmbehen këshilla se si të ecësh para në lojë.
Në të njëjtën periudhë është shfaqur edhe Final Fantasy VII për PlayStation 4, një klasik i viteve ’90. Ndër më të luajturat, Call of Duty: Warzone, një battle royale online. Pritet me padurim ndërkohë Valorant; dhe League of Legends zhvilluar nga Riot Games, aktualisht në versionin Beta, i cili do të dalë këtë verë.
Gjatë këtyre javëve janë përhapur dhe lajme të tjera rreth konsolit gjeneratës së re Xbox Series X.
Por nuk kanë munguar as nismat për t’i bërë njerëzit të qëndrojnë në shtëpi. Nga Twitch te kompanitë që zhvillojnë lojëra online, shumë janë bërë pjesë e fushatës së sensibilizimit #playaparttogether. Google për shembull ka vënë në dispozicion falas deri në fund të majit shërbimin për gaming në streaming Stadia Pro.