Rikthimi i Huawei, prezanton smartphone e ri Huawei Mate 20 X 5G

11/07/2019 5:26 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Në garën e madhe 5G që po shënon ngjarjet aktuale teknologjike (dhe jo vetëm), Huawei prezantoi Huawei Mate 20 X 5G – edicioni i rishikuar i Mate 20 X.

 

Karakteristikat e Mate 20 X 5 G

Ekrani OLED është shumë i madh, 7,2 inç, me rezolucion FHD+. Mate 20 X 5G mund t’ju duket familjar, është prezantuar (në versionin pa 5G) së bashku me Mate 20. Karakteristikat e tjera janë të nivelit të lartë: procesor Kirin 980 (një NPU – Neural Processing Unit – i dyfishtë për Inteligjencën Artificiale), 8G RAM dhe 256 GB memorie e brendshme (e cila mund të zgjerohet me skedë memorie Huawei) dhe tre fotokamera në pjesën e pasme.

Fotokamera e parë është 40 megapiksel për foto klasike, e dyta 20 megapiksel për foto me kënd të gjerë, kurse e treta 8 megapiksel me zoom 3X (Leica, me cilësi të lartë si tek Mate 20 Pro). Ekrani i gjerë ju jep më shumë kënaqësi kur luani videolojëra, shihni video, dokumente apo përmbajtje të tjera, duke përdorur shpejtësinë e rrjetit 5G për të shkarkuar përmbajtje të ndryshme.

Krahasuar me Mate 20 Pro nuk ka shumë ndryshime. Bateria është e njëjta: 4.200 mAh, e cila i jep më shumë autonomi telefonit. Ajo mund të rikarikohet deri në 22,5 Watt me Huawei SuperCharge. Huawei ka përfshirë në këtë model edhe sistemin e ri të ftohjes Huawei SuperCool. Falë tij mund të luani më shpejt me Mate 20 C 5G. Ndryshimi i vërtetë është lexuesi i gjurmëve dixhitale, pas, poshtë tre fotokamerave (jo poshtë ekranit) dhe sistemi i njohjes së fytyrës. Çmimi i Huawei Mate 20 X 5G është 1.099 euro.

Huawei CPE 5G Pro

Për ata që nuk duan të shpenzojnë thuajse 1.100 euro për një smartphone vetëm për të pasur rrjet 5G, Huawei ka menduar për një zgjidhje të dytë: modemi Huawei CPE 5G Pro. Ky modem transferon lidhjen 5G te një smartphone 4G nëpërmjet sinjalit Wi-Fi. Modemi CPE 5G Pro si fillim do të shpërndahet vetëm nëpërmjet operatorëve telefonikë. Ashtu si modelet e tjera Huawei në qarkullim, Huawei Mate 20 X 5G ka sistem operativ Android: në versionin 9.0 me EMUI 9.1.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of