Rikuperojnë aksionet aziatike

19/07/2019 9:10 AM 0 komente

Aksionet aziatike shënuan rritje mëngjesin e kësaj të premteje.

Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, u rrit me 1 për qind, duke lënë pas kështu humbjet e një dite më parë.

Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 2 për qind, duke shkuar në 21,466.99 pikë.

Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, u rrit me 1.35 për qind, duke shkuar në 2,094.36 pikë.

Indeksi i aksioneve të Shangait u rrit me 0.79 për qind, duke shkuar në 2,924.20 pikë.

Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, u rrit me 1.05 për qind, në 28,761.83 pikë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of