Aksionet aziatike rikuperuan pikë mëngjesin e kësaj të enjteje.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, avancoi me 0.1 për qind.
Indeksi i aksioneve Topix u rrit me 0.2 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 0.13 për qind, duke shkuar në 22,048.24 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, u rrit me 0.11 për qind, në 25,974.31 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, u rrit me 0.05 për qind, në 2,074.52 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait avancoi me 0.89 për qind, duke shkuar në 2,929.09 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.