Aksionet aziatike arritën pranë nivelit të tyre më të lartë në 18 muajt e fundit, gjëtë mëngjesit të kësaj të premteje.
Kështu, indeksi i aksioneve kineze CSI300 u rrit me 0.2 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 0.25 për qind, në 23,805.91 pikë.
Indeksi i aksioneve Topix u rrit me 0.31 për qind, duke shkuar në 1,730.73 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, u rrit me 0.06 për qind, duke shkuar në 27,817.15 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait u rrit me 0.40 për qind, në 3,004.94 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, u rrit me 0.35 për qind, në 2,204.18 pikë.
Indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, ishte në nivele të qëndrueshme, pas një rritje prej 1.2 për qind të shënuar gjatë kësaj jave dhe një rritjeje prej 5 për qind të shënuar gjatë muajit që lamë pas.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.