Aksionet aziatike shënuan rritje mëngjesin e kësaj të marte.
Kështu, indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225,u rrit me 0.72 për qind, duke shkuar në 29,751.61 pikë.
Indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë avancoi me 0.2 për qind.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut,Kospi, KS11, u rrit me 1.07 për qind në 3,169.08 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, avancoi me 0.15 për qind në 28,497.25 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait u rrit me 0.48 për qind në 3,396.47 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.