Dollari amerikan fitoi pikë mëngjesin e kësaj të premteje kundrejt euros dhe u këmbye me 1.1777 dollarë amerikanë për euro, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë në 5 muajt e fundit.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit ishte në nivelin prej 92.862 .DXY, duke shënuar kështu javën e tretë të rritjeve të njëpasnjëshme.
Kundrejt frangës zviceriane ai u këmbye me 0.9417 dollarë amerikanë për franga zviceriane, pasi shënoi një humbje prej 0.2 për qind gjatë një dite më parë.
Paundi britanik u këmbye me 1.3843 dollarë amerikanë.
Dollari australian avancoi kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.7629 dollarë australianë për dollarë amerikanë, duke lënë pas kështu nivelin e ulët të tre muajve të fundit që shënoi gjatë sesionit të kaluar.
Dollari i Zelandës së Re u këmbye me 0.7034 dollarë amerikanë.
Ndërsa jeni ra me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 110.60 jen për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.