Rimbursimi i TVSH-së, del udhëzimi i ri për OJQ-të, dokumentet që duhen

13/12/2019 1:59 PM 0 komente

Organizatat jo-qeveritare mund të përfitojnë ribursimin e TVSH për grantet që marrin nga donatorët e huaj. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka publikuar në Fletoren Zyrtare udhëzimin për rimbursimin e TVSH-së për OJF që kanë lidhur një kontratë të financuar me fonde të donatorit. Pavarësisht statusit të saj në kontratë, OJF-ja gëzon të drejtën e rimbursimit të TVSH-së së paguar në blerjen e mallrave dhe shërbimeve në kuadër të kësaj kontrate, sipas procedurës së përcaktuar në këtë udhëzim.

Për çdo kontratë granti mund të këtë vetëm një numër identifikimi për efekt rimbursimi, por disa OJF aplikante për t’u pajisur me certifikatë për rimbursim TVSH-je në varësi të statusit të tyre në kontratë. Nëse aplikanti është një OJF, palë në kontratë me statusin lider/koordinator, certifikata e saj për rimbursim është e vlefshme edhe për TVSH-në e paguar në blerjen e mallrave dhe shërbimeve në Shqipëri në kuadër të kësaj kontrate nga OJF-të e tjera vendase, palë në kontratë me statusin bashkëpërfituese apo nënpërfituese të grantit.

Në rast se OJF-ja, palë në kontratë me statusin lider/koordinator është organizatë e huaj që ushtron veprimtarinë jashtë territorit të Shqipërisë apo që ushtron një a disa veprimtari të caktuara në territorin shqiptar, e paregjistruar sipastë drejtës shqiptare me një degë a OJF të re, të drejtën e aplikimit e gëzon OJF-ja/të vendase, palë në kontratë me statusin bashkëpërfituese, për pjesën e TVSH-së së paguar prej saj/tyre dhe prej nënpërfituesve të grantit (OJF-të vendase, nëse ka) në blerjen e mallrave dhe shërbimeve në Shqipëri në kuadër të kësaj kontrate.
Edhe në rastin kur lideri/koordinatori nuk e gëzon statusin e OJF-së sipas kuptimit të ligjit për organizatat jofitimprurëse, të drejtën e aplikimit e gëzon OJF-ja/të vendase palë në kontratë me statusin bashkëpërfituese, për pjesën e TVSH-së së paguar prej saj/tyre dhe prej nënpërfituesve të grantit (OJF-të vendase, nëse ka) në blerjen e mallrave dhe shërbimeve në Shqipëri në kuadër të kësaj kontrate.
Aplikanti i parë merr gjithnjë certifikatën me numrin bazë të regjistrit për kontratën, ndërkohë që aplikantët e tjerë pajisen me certifikata me numër identifikues me fraksion të certifikatës së parë. Pavarësisht mënyrës së aplikimit, individualisht apo nëpërmjet një OJF-je tjetër (palë në të njëjtën kontratë), OJF-të që përfitojnë rimbursimin e TVSH-së sipas këtij udhëzimi, janë individualisht përgjegjëse para organit tatimor për pjesën e tyre të deklarimit për efekt të TVSH-së së rimbursueshme. OJF-ja (lider/koordinatore apo bashkëpër-fituese) pjesë e kontratës së grantit me donatorin apo institucionin/entitetin e autorizuar/ deleguar zyrtarisht prej tij, brenda 90 ditëve kalendarike nga data përfundimtare e pranueshmërisë së shpenzimeve, aplikon pranë drejtorisë rajonale tatimore (DRT) përkatëse, për regjistrim për efekt rimbursimi TVSH-je, në kuadër të zbatimit të kontratës, sipas formularit 6A dhe shpjegimeve përkatëse, pjesë integrale e këtij udhëzimi.

Formulari 6A shkarkohet elektronikisht në https://www.tatime.gov.al/c/6/71/tatimi-mbi-vleren-e-shtuar , https://www.tatime.gov.al/c/6/257/262/tatimi-mbi-vleren-e-shtuar ose https://www.tatime.gov.al/d/8/129/209/185/tatimi-mbi-vleren-e-shtuar dhe pas plotësimit me të gjitha të dhënat e nevojshme, i adresohet zyrtarisht DRT-së përkatëse, duke i bashkëlidhur dokumentet e mëposhtme: a) kopje të noterizuar të kontratës (marrëveshjessë partneritetit) midis OJF-së dhe donatorit apo institucionit/entitetit të autorizuar zyrtarisht prej tij për lidhjen e kontratës së financuar/ bashkëfinan-cuar me grant, në gjuhën në të cilën është lidhur kjo kontratë, së bashku me kopje të përkthyer në shqip dhe noterizuar; b) kopje të noterizuar të kontratës në gjuhën nëtë cilën është lidhur kontrata/marrëveshja mes liderit/koordinatorit dhe bashkëpërfituesit dhe/ose nënpërfituesit të grantit (nëse është e aplikueshme), së bashku me kopje të përkthyer në shqip dhe noterizuar; c) ekstrakti i OJF-së nga Gjykata (dokumen-tacionin që provon statusin jofitimprurës së bashku me ndryshimet që mund të ketë pësuar OJF-ja).

DRT-ja përkatëse regjistron në një regjistër të veçantë të tilla OJF për efekt të rimbursimit të TVSH-së së paguar në kuadër të kontratës së grantit dhe brenda 10 ditëve pune lëshon për OJF-në certifikatën e regjistrimit të kontratës për efekt të rimbursimit të TVSH-së, sipas formularit 6C pjesë e këtij udhëzimi ose njofton refuzimin saj duke sqaruar edhe arsyet e këtij refuzimi. Afati i vlefshmërisë së certifikatës është nga data e lëshimit të saj nga DRT-ja përkatëse deri në 24 muaj kalendarik pas datës përfundimtare të pranueshmërisë së shpenzimeve. OJF-ja mund të bëjë kërkesë për rimbursim të TVSH-së së paguar në blerjen e mallrave dhe shërbimeve në çdo moment brenda afatit të vlefshmërisë së certifikatës, por në çdo rast vetëm për furnizimet e marra brenda afateve të përcaktuara në kontratë për pranueshmërinë e shpenzimeve.
Për të përfituar rimbursimin e TVSH-së në kuadër të zbatimit të kontratës së grantit, OJF-ja mbajtëse e certifikatës së regjistrimit të kontratës për efekt të rimbursimit të TVSH-së, i paraqet Drejtorisë së Rimbursimit të TVSH-së, në DPT, kërkesën për rimbursimin e TVSH-së së paguar në kuadër të zbatimit të kontratës së grantit, siipas formatit 6R bashkëlidhur këtij udhëzimi si pjesë e tij, së bashku me dokumentet e mëposhtme: a) kopje të certifikatës së regjistrimit për efekt tërimbursimit të TVSH-së; b) kopje të noterizuar ose origjinalin e të gjithafaturave të blerjes të mallrave dhe shërbimeve në kuadër të zbatimit të projektit në Shqipëri dhe listën e blerjeve me TVSH të bëra nga OJF-ja në kuadër të implementimit të kontratës së grantit (pjesë e formatit 6R) c) vërtetim nga banka me të dhënat e sakta përçdo llogari bankare të përfshirë në kërkesën për rimbursim; ç) vërtetimin/konfirmimin e lëshuar nga donatori ose institucioni/entiteti i autorizuar/ deleguar zyrtarisht prej tij, së bashku me raportin financiar përmbledhës, listën e detajuar të shpenzimeve, raportin e verifikimit të shpenzimeve dhe raportin e auditit (nëse është e aplikueshme), për të gjitha shpenzimet për të cilat kërkohet rimbursimi i TVSH-së.

Brenda 30 ditëve pas marrjes së kërkesës, Drejtoria e Rimbursimit të TVSH-së, në DPT kryen verifikimin e dokumentacionit të paraqitur dhe procedon me rimbursimin e TVSH-së në llogarinë bankare të çdo OJF-je, të vënë në disponim në kërkesën për rimbursim. Në rastin kur OJF-ja nënshkruan një kontratë me një njësi shpenzuese të qeverisjes së përgjithshme që vepron si autoritet kontraktues në kuadër të zbatimit të projekteve të ndihmës IPA nën regjimin e menaxhimit indirekt apo të një marrëveshjeje tjetër specifike me donatorin që parashikon mospërdorimin e burimeve financiare të huaja për të paguar taksa e tatime, TVSH-ja i rimbursohet OJF-së, palë në kontratë nga autoriteti kontraktues. Në këtë rast OJF-ja nuk aplikon pranë administratës tatimore, pasi rimbursimi mbulohet nga fondi i parashikuar si kosto lokale në buxhetin e institucionit buxhetor, fusha e përgjegjësive të të cilit mbulon sektorin e financuar apo bashkëfinancuar nga donatori

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of