Rritja e sektorit privat në eurozonë u përshpejtua në dhjetor më shumë se sa ishte menduar fillimisht teksa firmat rekrutuan staf me ritmin më të shpejtë në gati një dekadë e gjysmë, sikundër tregon një studim.
Megjithatë rritja në veprimtari, erdhi si rezultat i kostos së kompanive që reduktuan sërish çmimet, tregoi Indeksi i Blerjes së Menaxherëve të Markit, dhe të dhënat mund të nxisin thirrje të reja për stimuj të mëtejshëm nga Banka Qendrore Evropiane.
Deri më tani, BQE ka dështuar në rritjen e inflacionit diku afër tavanit të saj të synuar prej 2 për qind, pavarësisht blerjes prej 60 milionë eurosh në muaj kryesisht obligacione qeveritare që nga marsi 2015.
Të dhënat zyrtare të martën treguan se inflacioni vjetor qëndroi në 0.2 për qind në dhjetor, më ulët se pritshmëritë, ndërsa treguesi bazë përjashtuar çmimet e energjisë dhe ushqimet u ngadalësua për muajin e dytë radhazi.
PMI për industrinë dominuee të shërbimit të bllokut shënoi 54.2, e pandryshuar nga nëntori, por më lart se shifra e re prej 53.9.
Kjo ndihmoi të rrisë indeksin e përbërë final PMI në një nivel të lartë katër-mujor prej 54.3 nga 54.2 që shënonte në nëntor, më lartë se vlerësimi i mëhershëm prej 54.0.
Norma e papunësisë në zonën e euros ka rënë në mënyrë të qëndrueshme gjatë vitit të kaluar, edhe pse në 10.7 për qind në muajin tetor ajo ishte ende dyfishi i normës në Shtetet e Bashkuara dhe me ndryshme të konsiderueshme midis vendeve të bashkimit monetar.
Viti i kaluar u mbyll gjithashtu me zgjerim të fortë të biznesit në Itali, për të cilën PMI e përbërë goditi pikën e tij më të lartë në pothuajse pesë vjet.