Rimëkëmbja e sektorit energjetik, BB përmirëson vlerësimin për projektin por risku mbetet i lartë

18/11/2019 9:56 AM 1 koment

Pas një sërë raporteve që e konsideronin ecurinë e përgjithshme të projektit për rimëkëmbjen e sektorit të energjisë si jo të kënaqshëm në mënyrë të moderuar, Banka Botërore që është edhe financuesja e tij, ka rishikuar vlerësimin. Në raportin e fundit të publikuar në 14 nëntor banka nënvizon se tashmë ecuria e përgjithshme e projektit është e kënaqshme në mënyrë të moderuar, pra një shkallë më lart se vlerësimi paraardhës teksa rreziku i përgjithshëm i projektit mbetet i lartë.

“Zbatimi i projektit është shpejtuar që nga rishikimi në mes të vitit. Ai po kontribuon në uljen e humbjeve të energjisë elektrike në Shqipëri duke rritur besueshmërinë në rrjetin e tensionit të mesëm në zonën e Tiranës që matet nga shfrytëzimi i kapaciteteve të nënstacioneve në përqindje. Bazuar në statusin e fundit vlerësimi i zbatimit të projektit është rishikuar në rritje duke kaluar në i kënaqshëm në mënyrë të moderuar. Ristrukturimi i projektit që përfshin zgjatjen edhe me një vit të tij është në vazhdim” thuhet në vlerësimin e BB.

I njëjti raport nënvizon se qëndrueshmëria financiare e sektorit të energjisë paraqet sfida.

“Ndërsa është bërë përparim gjatë tre viteve të fundit duke vendosur Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare dhe Operatorin e Sistemit të T5ransmetimit një kornizë relativisht të qëndrueshme financiare, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike vazhdon të përballet me një hendek financiar sidomos të vitit të thatë 2017 dhe atij 2019 me disa vonesa një Plan për Rimëkëmbjen e Financiare i miratuar nga Këshilli i Ministrave në prill 2019 mundëson orientim tek nxitësit kryesorë financiarë që mund të ndihmojnë përmirësimin e kushteve financiare të OSHEE-së veçanërisht me një trajektore të uljes së humbjeve për 2018-2021 dhe një prioriotarizim të investimeve me fokus uljen e humbjeve” nënvizon BB.

Projekti për Rimëkëmbjen e Sektorit Energjetik në vend nisi në vitin 2015 pas miratimit të një kredie me vlerë 150 milionë euro dhënë nga Banka Botërore. Projekti sipas datës origjinale pritej që të mbyllej  në 30 nëntor të këtij viti por tashmë BB dhe qeveria po negociojnë për shtesën me një vit.

1
Komente

avatar
1 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
1 Comment authors
titi Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
titi
Guest
titi

aman si mundet te kete permiresim kur Drejtimi dhe administrata e KESH<OST,OSHEE jane totalisht te politizuar.dhe me militante.
dhe asnje gazete nuk e shpreh kete gangrene te sistemit.