Rinas, kompani e re për sigurinë. ICTS nuk i rinovohet kontrata pas dy grabitjeve

17/07/2019 4:10 PM 1 koment

Brenda verës pritet të ndryshojë menaxhimi i sigurisë në aeroportin e Rinasit. Kompanisë ICTS i ka skaduar afati i licencës, ndërkohe që autoritetet shqiptare nuk ia kane rinovuar atë. E informuar për këtë heshtje shoqëria koncensionare e aeroportit Nene Tereza ka zhvilluar një tender ndërkombëtar për kontraktimin e një kompanie sigurie.

Rezultatet e tenderit nuk janë publikuar ende por mësohet se javës tjetër pritet ardhja nga jashtë e përfaqësuesve të lartë të koncensionarit, të cilët do të merren direkt me procedurat e menaxhimit të sigurisë në aeroportin e Rinasit.

Në fakt ICTS kishte një kontratë afatgjatë për garantimin e sigurisë në aeroportin e Rinasit, por në kushtet e skadimit të licencës, nuk mund ta ushtrojë dot këtë aktivitet.

Si motiv kryesor i mos rinovimit janë dy grabitjet e ndodhura pistën e aeroportit ku nën kërcënimin e armëve u morën miliona euro, pjesë të sasive të parave që bankat depozitonin jashtë shtetit. ICTS Albania ka qenë e kontraktuar që në vitin 2005m për ofrimin e shërbimit të sigurisë në aeroportin e Rinasit.

Sipas dokumenteve të tenderit, kompania që do menaxhojë  sigurinë në Rinas duhet të merret me- Kontrollin e pasagjerëve dhe bagazheve të dorës, dokumenteve të udhëtimit, skanimin e bagazheve, ngarkim-shkarkimin  e mallrave dhe postës, kontrollin e automjeteve në aeroport. Po  ashtu duhet të bëjë ruajtjen dhe patrullimin e perimetrit të aeroportit dhe zonave të brendshme si monitorimin përmes sistemeve të sigurisë. Afati i kontratës është 5 vjet dhe zbatimi nis në verën e 2019.

Top Channel

1
Komente

avatar
1 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
1 Comment authors
Adri Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
Adri
Guest
Adri

Nuk i rinovohet licenca, e jo kontrata!!
E thoni vete ne tekst qe kontrata eshte afatgjate