Agjencia e Prokurimit Publik ashtu sikurse ishte paralajmëruar nga qeveria ka publikuar këtë të enjte vendimin që lidhet me miratimin e Manualit Teknik “Për krijimin e elementit të ‘marrëveshjes kuadër për procedurat e prokurimit në kuadër të procesit të rindërtimit” në regjistrin e parashikimeve të procedurave të prokurimit publik”.
Në këtë manual APP bën me dije se sqarohen të gjithë hapat që duhet të ndjekin autoritetet kontraktore për krijimin e elementit për procedurën e prokurimit publik për rindërtimin, në regjistrave të parashikimeve të procedurave të prokurimit dhe dërgimin e tyre për publikim në Sistemin e Prokurimit Elektronik.
“Personi/at përgjegjës për prokurimin, i cili është ngarkuar, për mbledhjen e të dhënave dhe përgatitjen e regjistrit të parashikimit të procedurave të prokurimit publik në sistem, do të luajnë rolin e nëpunësit të autorizuar, i cili do krijojë elementin në regjistrin e parashikimeve të procedurave të prokurimit në sistem.
Titullari i AK ose personi i autorizuar prej tij, i cili luan rolin e Administratori të Sistemit për AK miraton dhe dërgon për publikim në APP zërat (elementët) e regjistrit të parashikimeve të prokurimit publik” thuhet në manual.
Hap pas hapi ky dokument saktëson pjesën e skedarëve përbërëse në sistem nga detajet tek elementët e regjistrit, të publikuara, regjistruara e deri tek të pa realizuara.
Manuali Teknik u publikua një ditë pas kryeministri Edi Rama njoftoi se tashmë është hartuar projektvendimi për ndërtimin e 3400 shtëpive të para me fond limit 8.7 miliardë lekë dhe që do t’i hapë rrugë njësive zbatuese të çelin tenderin ndërkombëtar që do të hapet fillimjavën e ardhshme.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.