Rindërtimi, hapet tenderi 34 milionë euro për shkollat, bashkitë ku do ndërtohen

17/03/2020 4:13 PM 0 komente

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka çelur këtë të martë procedurën “Rindërtimi i objekteve arsimore në zonat e prekura nga tërmeti” me një fond limit prej 4.1 miliardë lekë apo rreth 34 milionë euro. Referuar dokumenteve të publikuara pranë Agjencisë së Prokurimit Publik bëhet me dije se buxheti i vënë në dispozicion për vitin 2020 është 1 mbi një miliard lekë pa TVSH.

Qëllimi i këtij investimi është hartimi i projektit, nxjerrja e lejeve përkatese, realizimi i punimeve të ndërtimit dhe dorëzimi i objekteve arsimore të përfundura me “çelesa në dorë” për vitin e ri shkollor 2020-2021. Objekti i marrëveshjes kuadër përfshin ndërtimin e objekteve arsimore në territorin e bashkive Durrës, Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Shijak dheVorë.

Sipas kushteve të publikuara kohëzgjatja e kontratave do të jetë 5 muaj. Prokurimi i kontratës është menduar të bëhet në shtatë lotë të veçanta për bashkitë respective.

Loti 1: “Objekti: “Rindërtimi i objekteve arsimore Bashkia Kurbin dhe Lezhë”, vlera 511,405,370 lekë pa TVSH. Buxheti i vënë në dispozicion për vitin 2020 është 127,851,342  lekë pa TVSH.

Loti 2: “Objekti: “Rindërtimi i objekteve arsimore Bashkia Krujë” vlera 490,413,615 lekë pa TVSH. Buxheti i vënë në dispozicion për vitin 2020 është 122,603,404  lekë pa TVSH.

Loti 3: “Objekti: “Rindërtimi i objekteve arsimore Bashkia Durrës 1”, vlera 845,723,696  lekë pa TVSH. Buxheti i vënë në dispozicion për vitin 2020 është 211,430,924 lekë pa TVSH.

Loti 4: “Objekti: “Rindërtimi i objekteve arsimore Bashkia Durrës 2”. vlera 850,692,969  lekë pa TVSH. Buxheti i vënë në dispozicion për vitin 2020 është 212,673,242 lekë pa TVSH.

Loti 5: “Objekti: “Rindërtimi i objekteve arsimore Bashkia Kavajë dhe Rrogozhinë”, vlera 414,766,205 lekë pa TVSH. Buxheti i vënë në dispozicion për vitin 2020 është 103,691,551  lekë pa TVSH.

Loti 6: “Objekti: “Rindërtimi i objekteve arsimore Bashkia Kamëz”. vlera 621,757,340 lekë pa TVSH. Buxheti i vënë në dispozicion për vitin 2020 është 155,439,335 lekë pa TVSH.

Loti 7: “Objekti: “Rindërtimi i objekteve arsimore Bashkia Vorë e Shijak”, vlera 440,458,658lekë pa TVSH. Buxheti i vënë në dispozicion për vitin 2020 është 110,114,664 lekë pa TVSH.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of