Është miratuar fondi limit prej 8,7 miliardë lekësh që do të përdoret për rindërtimin e 3400 shtëpive të para individuale.
Ky fond do ti kalojë dy njësive zbatuese FSHZH-së dhe Bashkisë së Tiranës, të cilat javën e ardhshme do të hapin procedurën e prokurimit me garë ndërkombëtare për kompanitë e interesuara për ndërtimin e tyre, deklaroi ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.
“Jemi gati të nisim në terren nga puna për rindërtimin e 3400 shtëpive të para individuale. Sot qeveria ka kaluar vendimin për miratimin e fondit limit prej 8,7 miliardë lekësh ose 73 milionë euro, të cilat do ti kalojnë të dyjave njësive zbatuese Fondit Shqiptar të zhvillimit dhe Bashkisë së Tiranës. Efekti financiar prej 8,7 miliardë lekësh përballohet nga zëri ‘Fondi për Rindërtimin’ i miratuar në buxhetin 2020 dhe do të përdoret nga njësitë zbatuese. Në fillim të javës së ardhshme, dy njësitë zbatuese, FSHZH dhe Bashkia Tiranë do të hapin procedurën e prokurimit me garë ndërkombëtare për të gjithë kompanitë e interesuara për ndërtimin e tyre!”
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.