Ringjallja e sektorit të blegtorisë kërkon një riorganizim te të gjithë zinxhirit që nis nga ushqimi, fermat e kafshëve dhe njësite e përpunimit të qumështit.
Një studim që u udhëhoq nga njësia e Ushqimit në Kombet e Bashkuara( FAO) tregon se, për të rritur produktivitetin në blegtori dhe për të bërë bizneset e bulmetit produktive duhen investime minimumi 50 mijë euro deri në 2 milionë euro për njësi.
Studimi vë në dukje se çmimet e ulta të qumështit të fermerëve janë bërë shkak për mungesën e produktivitetit në blegtori. Prej vitit 2005 deri në vitin 2019 çmimi i qumështit që blegtorët e vegjël dhe të mëdhenj kanë shitur të njësitë e përpunimit nuk kishte ndryshuar.
Të ardhurat nga shitja e qumështit të blegtorëve ishin shumë të ulëta, ndaj shumica e fermave të vogla të kafshëve i mbanin e ato për të fituar nga shitja e mishit.
Psh një ferme tipike kafshësh me tre katër -krerë lopë, fitim më të madh e ka te mbarështimi i viçave për mish. Prandaj kjo kategori fermash që është mbizotëruese në Shqipëri, prodhon qumësht vetëm për vetë konsum dhe me pjesën tjetër e përdor si ushqimin për viçat, të cilët rreth 1 vit më pas shiteshin për mish.
Studimi tregoi se ,çmimi i ulët u qumështit ka dekurajuar prodhimin e tij për biznes. Aplikimi i sistemeve ekstensive të mbarështimit, investimet e ulëta kapitale, fragmentimi i bazës së prodhimit dhe në përgjithësi konkurrenca e pakët në prodhimin e ushqimit të kafshëve krijoi kushte të pafavorshme për zhvillim.
Nga ana tjetër sektori i prodhimit të qumështit ka një kërkesë të konsiderueshme për furnizimin me ushqime dhe bimë foragjere. Për më shumë se 20 vite mungon mirëmbajtja dhe shfrytëzimi kullotave. Shpopullimi i zonave malore ka sjellë një mungesë shfrytëzimi të kullotave cilësore te vendit, ndërkohë që shihet që ka mbi-shfrytëzim të kullotave afër zonave të populluara.
Shqipëria duhet të rrisë sasitë e ushqimit për kafshët nga prodhimi i përmirësuar i foragjereve si jonxha, misri dhe barëra të tjera, si dhe përmirësimi i përdorimit të ushqimit me përbërje industriale.
Rritja e çmimit të qumështit, përmirësimi i prodhimit të ushqimit për kafshë dhe përmirësimi cilësor i sistemit të grumbullimit janë kritere që duhen plotësuar për të nxitur prodhimin blegtoral sidomos bulmetin.
Për industrinë e qumështit nevojat prioritare janë vlerësuar përmirësimi i kapacitetit të grumbullimit të qumështit në aspektin cilësor dhe sasior, reduktimi i
niveli i informalitetit dhe përmirësimi i performancës mjedisore të njësive të qumështit, veçanërisht në drejtim të menaxhimit të të ujërave të zeza.
Konsiderohet prioritet përmirësimi i rrjetit të qendrave të grumbullimit të qumështit dhe qendrave të qumështit dhe atyre që mbështesin në mënyrë indirekte krijimin e një numri më të madh fermash të mëdha qumështore.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.