Rreth 13 pallate 5-katëshe të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 do të rindërtohen në të njëjtin truall për njësitë administrative, Sukth, Sukth i Ri dhe Katund i Ri të bashkisë Durrës.
Pallatet që do të ringrihen për këto njësi administrative nga akt ekspertiza e thelluar e Institutit të Ndërtimit janë vlerësuar “për shembje”.
Në fund të muajit gusht Komisioni Shtetëror për Rindërtimin miratoi vendimin për ringritjen e tyre objekteve (pallat).
Hartimi i projekteve për ndërtimin e njësive të banimit në ndërtesa (pallat), në zonat e shpallura për zhvillim të detyruar do të hartohen nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, së bashku me Bashkinë Durrës.
Sipas të dhënave të Ministrisë të Rindërtimit, pas inspektimit rezultoi se në rang vendi janë për t’u shembur 115 pallate, ku numri më i lartë rezulton në Shijak në 30 pallate, 22 në Kurbin, 5 në Durrës, 8 në Kamëz, 10 në Kavajë, 19 në Vorë, 16 në Krujë, 4 në Lezhë dhe 1 në Mirditë. Në total për t’u riparuar janë 242 pallate.
Numri më i lartë i shembjeve do të jetë për shtëpitë individuale apo siç njihen ndryshe shtëpitë private. Referuar shifrave të Ministrisë së Rindërtimit numri i tyre llogaritet në 1,523 objekte. Numri më i lartë i tyre është në Krujë në 814 dhe në Vorë në 369 shtëpi. Në Shijak do të shemben 99 shtëpi individuale dhe në Kamëz 81. Për t’u riparuar janë 607 shtëpi individuale.
Durrësi ishte qyteti më shumë I prekur nga tërmeti, ku rezultojnë të dëmtuara 37,179 banesa dhe 343 biznese, duke përfshirë ato të tregtisë, industrisë, prodhimit dhe magazinat. Numri i hoteleve të dëmtuara llogaritet në 52 njësi. Në Tiranë u dëmtuan 35,085 banesa dhe 60 biznese. Në kryeqytetet nuk pati dëme në strukturat akomoduese, si hotele.
Pallatet që do të rindërtohen në truallin ekzistues:
1.Objekt ekzistues pallat (5 katësh) i ndodhur në rrugën “Ahmet Ademi” nr.6, Zona kadastrale 3542, nr.pas 141/30, Sukth i Ri, Njësia Administrative Sukth, Bashkia Durrës.
2.Objekt ekzistues pallat (2-3 katësh) i ndodhur në rrugën “Selvia” nr.52-52/1, Zona kadastrale 3542, nr. pas 108/5-108/1, Sukth i Ri, Njësia Administrative Sukth, Bashkia Durrës.
3.Objekt ekzistues pallat (5 katësh) i ndodhur në rrugën “Vadardh-Kullë” nr.121, Zona kadastrale 3690, nr. pas 55/14, Vadardh, Njësia Administrative Sukth, Bashkia Durrës.
4.Objekt ekzistues pallat (5 katësh) i ndodhur në rrugën “Vadardh-Kullë” nr.119, Zona kadastrale 3690, nr. pas 55/13, Vadardh, Njësia Administrative Sukth, Bashkia Durrës.
5.Objekt ekzistues pallat (5 katësh) i ndodhur në rrugën “Shefik-Elezi” nr.1, Zona kadastrale 2321, Kullë, Njësia Administrative Sukth, Bashkia Durrës.
6.Objekt ekzistues pallat (5 katësh) i ndodhur në rrugën “Ismet Nanushi” nr.12/2, Zona kadastrale 2321, Kullë, Njësia Administrative Sukth, Bashkia Durrës.
Objekt ekzistues pallat (5 katësh) i ndodhur në rrugën “Hamlle” nr.96, Zona kadastrale 1925, nr.pas 46/57, Hamalle, Njësia Administrative Sukth, Bashkia Durrës.
Objekt ekzistues pallat (5 katësh) i ndodhur në rrugën “Hamlle” nr.98, Zona kadastrale 1925, nr.pas 46/58, Hamalle, Njësia Administrative Sukth, Bashkia Durrës.
9.Objekt ekzistues pallat (5 katësh) i ndodhur në rrugën “Ylberi” nr.22, Zona kadastrale 3542, nr.pas 141/94, Sukth i Ri, Njësia Administrative Sukth, Bashkia Durrës.
10.Objekt ekzistues pallat (5 katësh) i ndodhur në rrugën “Ylberi” nr.24, Zona kadastrale 3542, nr.pas 140/7, Sukth i Ri, Njësia Administrative Sukth, Bashkia Durrës.
11.Objekt ekzistues pallat (5 katësh) i ndodhur në rrugën “Bisht Kamëz” nr.27, Zona kadastrale 1189, nr.pas 48/17, Bisht Kamëz, Njësia Administrative Katund i Ri, Bashkia Durrës.
Objekt ekzistues pallat (5 katësh) i ndodhur në rrugën “Bisht Kamëz” nr.29, Zona kadastrale 1189, nr.pas 48/17, Bisht Kamëz, Njësia Administrative Katund i Ri, Bashkia Durrës.
13.Objekt ekzistues pallat (5 katësh) i ndodhur në rrugën “Bisht Kamëz” nr.31, Zona kadastrale 1189, nr.pas 48/17, Bisht Kamëz, Njësia Administrative Katund i Ri, Bashkia Durrës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.