Sot në mbrëmje rinis NBA. Përballja mes Toronto Raptors dhe New Orleans Pelicans do të çelë zyrtarisht sezonin 2019 / 20.
Kjo ligë është gjithnjë e më e pasur në lidhje me pagat. Në sezonin që fillon sot (në bazë të situatës aktuale të ekipeve), pagat kapërcejnë pragun prej 3 miliardë dollarësh, duke arritur në kuotën 3,7 miliardë dollarësh.
Skuadra që shpenzon më shumë është Portland Trail Blazers (145 milionë dollarë), ndjekur nga Golden State Warriors dhe Houston Rockets. Në fund të klasifikimit Atlanta Hawks, që shpenzojnë 104 milionë dollarë.
Çdo skuadër shpenzon mesatarisht 125,7 milionë dollarë. Një skuadër shpenzon mesatarisht 125,7 milionë dollarë. Kjo shifër është më e lartë se kufiri i salary cap* – 109,1 milionë dollarë, por gjithsesi bëhet fjalë për një soft cap. Shoqëritë mund ta kapërcejnë këtë shifër, dhe të arrijnë deri te pragu maksimal prej 132,6 milionë dollarësh – nëse e kalojnë këtë prag, janë të detyruara të paguajnë një luxury taks.
Pagat e lojtarëve të NBA për sezonin 2019 /2020
Nëse flasim për basketbollistët më të paguar, në krye të klasifikimit është Stephen Curry pas rinovimit me Golden State Warriors prej 201,1 milionë dollarësh për pesë vjet. Kjo është marrëveshja më e kushtueshme e të gjitha kohërave në NBA, e firmosur në vitin 2017. Këtë vit, Curry do të fitojë rreth 40,2 milionë dollarë. Shifra do të arrijë kuotën 45,7 milionë dollarë në sezonin 2021/22, i cili shënon vitin e fundit të kontratës.
Pas krahëve të tij, Chris Paul, Russell Westbrook dhe dyshja James Harden-John Wall, paga e të cilëve është përkatësisht 38,5, 38,1 e 37,8 milionë dollarë në sezonin 2019 / 20.
Klasifikimi i 30 basketbollistëve që fitojnë më shumë mbyllet me Andrew Wiggins, i cili luan për skuadrën e Minnesota Timberwolves. Wiggins do të fitojë 27,2 milionë dollarë gjatë këtij sezoni. Në total, në fillim të sezonit 2018/19, 30 basketbollistët e parë të klasifikimit fitonin 854 milionë dollarë; në sezonin 2018 / 19, kjo shifër arriti 2,5 miliardë dollarë. Ndërsa këtë sezon, shifra prek kuotën 3,2 miliardë dollarë.
* Salary cap, në sportet profesionale është një marrëveshje apo një rregull që cakton një limit të sasisë së parave që mund të shpenzojë një skuadër për pagat e lojtarëve. Ekziston një limit për lojtar, apo një limit total për gjithë lojtarët, apo së bashku.
Burimi: Calcio e Finanza