Rinisën punimet në kullën në qendër të Tiranës, 11 kate hotel, të tjerat zyra

28/03/2018 11:27 AM 0 komente

Kanë rifilluar punimet për kullën 25 katëshe “4 Ever Green”, e cila ndodhet pak metra larg nga qendra e Tiranës përballë Kishës Ortodokse. Punimet mbeten në karabina për më shumë se 6 vite, objekti pritet të përfundojë shumë shpejt pasinë punimet kanë nisur. Stafi teknik që po drejton punimet, pohoi për Monitor, se objekti do të përfundojë shumë shpejt dhe do të funksionojë sipas planit fillestar, ku sipërfaqja më e madhe e tij do të jetë hotel luksi.

Sipas projektit pesë katet para janë planifikuar për zona tregtare, objekte, restorante dhe salla konferencash. Pesë katet e dyta janë planifikuar zyra për biznesit dhe 11 kate për hotel. 1 kat do të jetë zonë restorantesh dhe 3 kate të tjera të larta për shërbimet e ndërtuesit.

Objekti i ka 7 kate nën tokë. Në nivelin më të ulët të 7 kateve nëntokësore janë të përqendruara sistemet elektrike mekanike dhe 6 katet e mbetura janë të destinuara për parkim dhe dyqane në katin zero.

Kompania AL & GI, investitori kryesor i saj, sipas të dhënave nga ekstrakti në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit është me status aktiv, por nga të dhënat shihet se kompania ka probleme me përmbarimin, për mos shlyerje faturash në kohë më tretët. Burimet nga tregu pohojnë se kompania është e përfshirë ne një situatë jo të mirë likuiditeti, teksa karabinaja e kullës 100 metra për rreth gjashte ka penguar edhe qarkullimin në zonë për shkak se ka zënë trotuarin e kalimit për këmbësoret.

Por ndërkohë stafi i kompanisë që po zhvillon punimet pohoi se situata e likuiditetit është zgjidhur dhe objekti do të përfundojë shumë shpejt.

Sipas të dhënave nga projekti, kulla përfshin rreth 25 kate me një sipërfaqe ndërtimi rreth 15600 metër katror, në një lartësi 100 metra. Në total përfundimi saj kërkon 32 milionë euro, teksa vetëm struktura kushton 8 milionë euro.

Projekti mban firmën e studios Archea Associati dhe u zgjodh më 2008 nga juria në të cilën bënte pjesë edhe ish krybashkiaku i Tiranës Edi Rama. Projekti mori vlerësimin për përshtatjen me hapësirës publike duke ngushtuar bazën e ndërtesës.

Në kryeqytet janë në plan ndërtimi mbi 15 kulla të larta, të cilat po destinohen për hotele dhe zyra biznesi duke e shumëfishuar ofertën për këto shërbime, teksa ekspertët tregut pohojnë se këto investime nuk do të jenë efecientë dhe rrezikojnë krijimin një flukse në sektor që rrezikon të dëmtojë zinxhir të gjithë ekonominë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of