Msc. Alion Alizoti*
Shkencat e natyrës po përballen me kërkesat për kurrikula të reja. Tendenca të reja në Fizikë dhe shkenca të tjera natyrore, po zbatohen për të ndihmuar mësuesit dhe studentët. Teori, eksperimente dhe zbatime praktike janë konsideruar të jenë metodat më të mira edukative për të arritur diturinë fizike
Prej disa vitesh, Shqipëria po pëson ndryshime të mëdha dhe, midis të tjerave, edukimi po ndryshon gjithashtu. Së bashku me vende të tjera, Shqipëria si vend europian, ka aplikuar një sistem të ri edukativ, nëntë vjet të edukimit primar dhe tre vjet të edukimit sekondar. Hapat e para në këto transformime janë hedhur që në fillim të viteve 2000 me organizimin e Tryezave të Rrumbullakëta midis MASH – Institutit të Studimeve Pedagogjike dhe Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
Mbështetja financiare e drejtpërdrejtë e këtyre tryezave shënon edhe risinë e parë ekonomike në këtë drejtim. Ashtu si deklarohet, Bashkimi Europian është gjithashtu një partner në projekte të ndryshme ndërqeveritare, përfshirë Procesin e Bolonjës, qëllimi i të cilit është të krijojë një zonë më të lartë europiane të edukimit, duke harmonizuar struktura dhe standarde të shkallëzuara akademike, si dhe standarde akademike cilësore të siguruara në të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së dhe në vende të tjera europiane. Duke ndjekur rekomandimet ndërkombëtare dhe kombëtare, kurrikula të reja janë zhvilluar në të gjithë sistemin tonë arsimor.
Tendencat
Shkencat e natyrës po përballen gjithashtu me kërkesat për kurrikula të reja. Tendenca të reja në Fizikë dhe shkenca të tjera natyrore, po zbatohen për të ndihmuar mësuesit dhe studentët. Teori, eksperimente dhe zbatime praktike janë konsideruar të jenë metodat më të mira edukative për të arritur diturinë fizike. UNESCO beson që edukimi është një e drejtë njerëzore për të gjithë në jetë dhe ndjekja e tij duhet të karakterizohet nga cilësia. Fizika ka zhvilluar shumë madhësi fizike, koncepte dhe ligje për të studiuar natyrën.
Energjia është një nga këto madhësi e përdorur gjerësisht, për të shpjeguar fenomenet fizike dhe për të parashikuar sjelljen e sistemeve fizike. Ajo është një madhësi fizike e rëndësishme, e përdorur për të studiuar dhe për të rindërtuar natyrën sipas dëshirës sonë. Duke qenë kaq popullore, energjia dhe ligjet e saj kanë nevojë për ekzaminim të kujdesshëm, para se të aplikohen. Kërkuesit janë duke u shqetësuar me idenë se njerëzit mund ta keqkuptojnë energjinë dhe zbatimet e saj universale.
Si të zbatohen risitë në praktikë
Për të shmangur konfuzionet me punën, energjinë dhe ekuacionet e tyre, synohen edhe implementimet e tendencave të reja në fizikë, apo kudo. Organizma dhe institucione të fuqishme botërore, si Instituti Amerikan i Jugut për Kërkime Themelore, UNESCO dhe Qendra Ndërkombëtare për Fizikën Teorike janë angazhuar seriozisht në eksplorime të ndryshme energjetike. Krahas programeve të avancuara, studime në lidhje me energjinë realizohen edhe në ciklet shkollore.
Në bashkërendim me këto përvoja mbarëbotërore, projekte të ndryshme janë fituar edhe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Rekomandimet ndërkombëtare dhe kombëtare, financimet e përbashkëta, sensibilizimet mediatike, si dhe përpjekjet e duhura kanë mundësuar zhvillimin e disa projekteve me bazë eksperimentale laboratorike.
Mund të përmenden projektet për Rritjen e Cilësisë në Përgatitjen e Mësuesve (MASH, BANKA BOTËRORE, REKTORATI UT, Ilirian Malollari, Theodhor Karaja dhe të tjerë), ose për Forcimin e Bazave Laboratorike (Polikron Dhoqina, Theodhor Karaja, Bejo Duka, Floran Vila, Zenun Mulaj, Alion Alizoti dhe të tjerë). Financimi i mikroprojekteve shënon një tjetër risi ekonomike, që mundëson fitimin dhe mbajtjen e projekteve të mesme dhe të vogla.
Gjithashtu, financimi i projekteve nga Banka Botërore, si një palë që nuk merr pjesë drejtpërdrejt në projekt, është risi ekonomike. Në projekte të tilla janë përfshirë disa aktivitete për të verifikuar ruajtjen e energjisë dhe për të demonstruar se nuk është e lehtë që të arrihet ruajtja e saj në formën e përsosur. Në mbështetje të këtyre lloj studimesh, zhvillohen edhe eksperimentet për rënien e lirë. Sistemet Kompjuter – Interfeis – Sensor, të bazuar në Logger Pro Vernier Software & Technology, që janë investuar për të rritur saktësinë e matjeve, tregojnë për një tjetër risi ekonomike.
Duhen projekte
Meqenëse edukimi në Shqipëri po evoluon në struktura të tjera, standarde pedagogjike, programe dhe kurrikulume të reja po zhvillohen, duke marrë në konsideratë tendencat bashkëkohore, rekomandimet institucionale dhe studimet kërkimore. Që të kënaqen kërkesat për metodologji të perfeksionuara nëpërmjet matjeve të sakta, financimet e projekteve për eksperimente verifikuese janë të nevojshme
Rekomandimet
Meqenëse edukimi në Shqipëri po evoluon në struktura të tjera, standarde pedagogjike, programe dhe kurrikulume të reja po zhvillohen, duke marrë në konsideratë tendencat bashkëkohore, rekomandimet institucionale dhe studimet kërkimore. Që të kënaqen kërkesat për metodologji të perfeksionuara nëpërmjet matjeve të sakta, financimet e projekteve për eksperimente verifikuese janë të nevojshme. Në rastin e energjisë potenciale, eksperimenti klasik me rënien e lirë është një shembull i mrekullueshëm për nxënës e studentë.
Nëse energjia potenciale është e vërtetë apo jo, një trup duhet të ngrihet në një lartësi të caktuar, në mënyrë që të bjerë lirshëm. Nëse energjia kinetike është e vërtetë apo jo, një trup fiton shpejtësi ndërsa bie lirshëm. Për të vendosur një relacion të mirë midis energjisë potenciale dhe kinetike zbatohet ruajtja e energjisë. Kështu, nëpërmjet verifikimeve cilësore dhe sasiore, kuptohet më mirë relacioni i mugët midis masës dhe energjisë.
Financimi dhe shtrirja e aktiviteteve, me qëllim verifikimin e dijeve shkencore në të gjitha nivelet arsimore, shihet si një risi ekonomike, e cila ndihmon forcimin e dijes në përgjithësi. Njëkohësisht, zhvillimi i konferencave me financim të përbashkët nga organizatorët dhe pjesëmarrësit është një risi tjetër ekonomike për sistemin tonë akademik.
Bazuar në përvojën ndërkombëtare të projekteve të vogla brenda një projekti të madh, konferencat menaxhohen me pozitivitet, ku dallohet zhvillimi i veprimtarive të shumëllojshme, si paraqitje orale, postera, kumtesa, referime, botime, publikime dhe plot të tjera me natyrë sociale.
Përveç shkencës, aktivitete të tilla synojnë gjithashtu të kontribuojnë për të zgjidhur probleme që mësimnxënia dhe mësimdhënia do të hasë në të ardhmen. Aktualisht, investimet e projekteve me drejtim informatizimin e proceseve mësimore, ndihmuan që epidemia pandemike e shëndetësisë të mos e gjejë arsimin edhe aq të papërgatitur. Nëpërmjet komunikimeve të gjera online u mundësua ruajtja e statuskuosë arsimore në vend. Kjo padyshim është risi ekonomike, jo vetëm në arsim.
*Departamenti i Fizikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Universiteti i Tiranës
Rritja e dijes
Financimi dhe shtrirja e aktiviteteve, me qëllim verifikimin e dijeve shkencore në të gjitha nivelet arsimore, shihet si një risi ekonomike, e cila ndihmon forcimin e dijes në përgjithësi.
REFERENCAT
- ALIZOTI, F. VILA, Z. MULAJ, P. DHOQINA: Contemporary Tendencies in Physics Education, RENS 2013 International Conference, B. EN. A. and University of Shkodra, Luigj Gurakuqi, Albania, 2013.
- ALIZOTI, F. VILA, Z. MULAJ: Methodologies in Physics Education, ICRAE 2014 International Conference, University of Shkodra, Luigj Gurakuqi, Albania, 2014.
- ALIZOTI, F. VILA, Z. MULAJ, P. DHOQINA: Physics Subject Matter in Secondary Education, JEPE 2016.
- MATT STRASSLER: Matter and Energy: A False Dichotonomy, April 12, 2012, https://profmattstrassler.com/articles-and-posts/particle-physics-basics/mass-energy-matter-etc/matter-and-energy-a-false-dichotomy/
- JOHN W. JEWETT JR: Energy and The Confused Student I: Work, The Physics Teacher, Vol. 46, January 2008.
- Logger Pro, Vernier Software & Technology, http://www.vernier.com/products/software/lp/
- Monitor, Korrik 2013: Nevojat bashkëkohore në ekonominë e mësimdhënie së fizikës, 2013.
- KOPONEN T. I. & Mäntylä T.: Generative role of experiments in physics and in teaching physics: A suggestion for epistemological reconstruction, Department of Physical Sciences, University of Helsinki, Finland, 2010.
- EUGENE HECHT: An Historico-Critical Account of Potential Energy: Is PE Really real?, The Physics Teacher, Vol. 41, November 2003.
- RALPH BAIERLEIN: Does nature converts mass into energy?, American Journal of Physics, Vol. 75, No. 4, April 2007.
- MARISA MICHELINI, ALBERTO STEFANEL: Approaches and learning problems in energy teaching/learning: an overview, International Conference GIREP – ICPE – MPTL 2010, Universite de Reims Champagne Ardenne, Reims 22 – 27 August 2010.
- PAOLA HERON, MARISA MICHELINI, ALBERTO STEFANEL: Teaching and learning the concept of energy at 14 years old, Frontiers in Science Education Conference, EMU, Famagusta Cyprus, 2009.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.