Ristrukturimi i kredisë, ja rregullorja e re për bankat nga viti që vjen

04/07/2019 11:00 PM 0 komente

Bankat tregtare duke nisur nga viti i ardhshëm do të ristrukturojnë kredinë duke marrë në konsideratë disa kritere të reja të cilat është aktualisht janë në fazën e konsultimit me bankat.

Me rregulloren e re bankat në marrëveshje me kredimarrësin, ristrukturojnë kredinë, sipas kritereve të përcaktuara në manualin e kredisë, të miratuar nga organet drejtuese. 

Ristrukturimi i kredisë kryhet kur, mbështetur në analizat e tyre, bankat gjykojnë se në të ardhmen gjendja financiare e kredimarrësit do të përmirësohet ndjeshëm, ose të ardhurat nga veprimtaria e tij do të rriten në mënyrë të konsiderueshme dhe se kredimarrësi do ta paguajë (shlyejë) të gjithë kredinë, sipas kushteve të reja.

 Kredia, e cila para ristrukturimit klasifikohet në kategoritë “standarde” ose “në ndjekje”, nëse ristrukturohet për herë të parë, pas ristrukturimit nuk mund të klasifikohet, në asnjë rast, më lart se kategoria “nën standarde”, deri në plotësimin e kushteve.

Kredia, e cila para  ristrukturimit klasifikohet në kategoritë ”nën standarde”, “të dyshimta” ose “të humbura”, nëse ristrukturohet për herë të parë, pas ristrukturimit ruan të njëjtën klasë, deri në plotësimin e kushteve.

Kredia, e cila para ristrukturimit klasifikohet në kategoritë “standarde” ose “në ndjekje”, nëse ristrukturohet për herë të dytë, pas ristrukturimit nuk mund të klasifikohet, në asnjë rast, më lart se kategoria “e dyshimtë”, deri në plotësimin e  kushteve.

Kredia, e cila para ristrukturimit klasifikohet në kategoritë ”nën standarde”, “të dyshimta” ose “të humbura”, nëse ristrukturohet për herë të dytë, pas ristrukturimit klasifikohet në një klasë më të ulët nga kategoria në të cilën ishte klasifikuar përpara ristrukturimit, deri në plotësimin e Kushteve.

Kredia, e cila është ristrukturuar për më shumë se dy herë, pas ristrukturimit klasifikohet, në kategorinë “të humbura”, deri në plotësimin e kushteve.

Kredia e ristrukturuar me plotësimin njëkohësisht të kushteve të mëposhtme, klasifikohet duke zbatuar kriteret e përcaktuara në këtë rregullore:

  1. a) kredimarrësi ka shlyer në mënyrë të rregullt këstet (kryegjë dhe interes) për një periudhë prej 12 (dymbëdhjetë) muajsh nga data e ristrukturimit;
  2. b) kredimarrësi ka shlyer në mënyrë të rregullt të paktën 4 (katër) këste (kryegjë dhe interes).

Në rastin e kredive që përfshijnë edhe një periudhë “grace”, si datë e ristrukturimit, do të konsiderohet data e mbarimit të kësaj periudhe.”

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of