I takon evolucionit të teknologjive dixhitale të shkruajë kapitullin tjetër në historinë e e-mobility
Fjala “roaming”, para se të hynte në botën e mobilitetit elektrik, i referohet sektorit të telekomunikacioneve dhe në veçanti, telefonisë. Në thelb, kjo është një marrëveshje midis operatorit celular me të cilin nënshkruhet një kontratë dhe një operatori tjetër (zakonisht i huaj) që lejon përdorimin e rrjetit të tij.
Duke nisur nga viti 2017, qytetarët e Bashkimit Europiane kanë akses në internet dhe telefonojnë të gjithë shtetet anëtare me të njëjtat tarifa në fuqi në vendin e tyre, pa shpenzime shtesë. Kjo ka çuar në krijimin e një tregu unik për shërbime komunikimi celulare, duke hequr dallimin midis tarifave kombëtare dhe atyre roaming.
Si lidhet e gjithë kjo me automjetet elektrike? Roaming, në botën e automjeteve me zero emetim, parashikon një marrëveshje midis dy apo më shumë shoqërive për menaxhimin e shërbimit të rikarikimit (që operojnë në të njëjtin territor ose në vende të ndryshme), sipas së cilës përdoruesit e një kompanie mund të përdorin rrjetin e të tjerave. Zotëruesit e makinave elektrike duhet të nënshkruajnë një kontratë për furnizimin me energji në mënyrë që të rimbushin automjetin, si brenda vendit, edhe jashtë.
Sidoqoftë, nuk është e thënë që ky veprim të kryhet në të njëjtin operator, veçanërisht jashtë vendit.
Në fakt, duhet të përcaktohet një standard për ndërveprimin mes gjithë operatorëve të shërbimit të rikarikimit (si në nivel kombëtar edhe ndërkombëtar). Është e nevojshme të zgjedhësh aplikacione dhe abonime të ndryshme, për të rikarikuar mjetin, pa surpriza. Drejtuesit e mjeteve elektrike shpresojnë që këto problematika të kapërcehen sa më shpejt në mënyrë që t’i gëzohen sa më parë një rrjeti të vetëm. Në këtë drejtim po lindin një numër i madh marrëveshjesh roaming.
Enel X, për shembull, ka nënshkruar marrëveshje ekskluzive me Duferco Energia, Hera Comm, Neogy e Next Charge, duke u dhënë përdoruesve të këtyre operatorëve akses në infrastrukturën e saj të rikarikimit. Edhe BeCharge ka nënshkruar një marrëveshje strategjike me evway. Në Europë janë shfaqur platformat Hubject e Gireve (ku bëjnë pjesë përkatësisht Enel X e Duferco Energia), të cilat bëjnë furnizim me karburant në dhjetëra mijë stacioneve të shpërndara në Kontinentin e Vjetër. Kjo të bën të shpresosh te projekti evRoaming4EU, i cili i vë vetes qëllimin ambicioz “që të lejojë çdo drejtues të makinave elektrike të karikojë mjetin në çdo pikë në BE”.
Një tjetër aspekt për t’u marrë në konsideratë është mënyra e pagimit të rikarikimit. Kryerja e këtij veprimi nëpërmjet bankomateve apo mjeteve të tjera elektronike do të ishte shumë e dobishme, e ngjashme me atë që ndodh tashmë me makinat e pajisura me motor me djegie të brendshme. Sidoqoftë ekzistojnë procedura komplekse rregullatore në lidhje me pagimin për furnizimin me energji elektrike, e cila nuk konsiderohet aset (siç është karburanti), por një shërbim i rregulluar. Kjo do të kërkonte autorizime që i përkasin botës bankare dhe softuerë shumë të sofistikuar.
Nuk është një rastësi që Enel X Financial Services ka nënshkruar një marrëveshje me Sia, shoqëri lider në shërbimet dhe infrastrukturat e pagesave elektronike. I takon evolucionit të teknologjive dixhitale të shkruajë kapitullin tjetër në historinë e e-mobility.
Burimi: Wired