Nisi të dielën (26 maj) edicioni i 118 i Roland Garros, Grand Slemi i dytë sezonal. Tenistët më të mirë do të përballen deri më 9 qershor, në një turne ku shpërblimet janë rritur me 8% krahasuar me vitin e kaluar. (https://www.monitor.al/tenis-fillon-roland-garros-rriten-shperblimet-ne-39-milione-euro/)
Në vitin 2019, për pjesëmarrësit në këtë turne janë vënë në dispozicion 42.661.000 euro. Siç shkruhet në faqen “Rolandgarros.com”, presidenti i Federatës Franceze të Tenisit, Bernard Giudicelli, dhe drejtori i turneut, Guy Forget, donin të vijonin reduktimin e hendekut mes çmimeve të fituesve të turneut (të lojës teke për femra dhe meshkuj) dhe për lojtarët që eliminohen në raundin e parë.
Shpërblimi për dy fituesit e lojës teke – për meshkuj dhe femra – do të jetë 2,3 milionë euro; finalistët do të ndalen në 1,180 milionë euro, kurse gjysmëfinalistët, rreth 600 mijë euro.
Në lojën çift, fituesit do të shpërblehen me 580.000 euro, ndërsa sa i përket lojës çift miks (mashkull-femër) shpërblimi është 122.000 euro. Për shembull, shpërblimet për lojtarët që do të eliminohen në raundin e parë të lojës teke, janë rritur me 15%. Në rritje janë edhe kompensimet në rast kualifikimi: 16%, 11% e 14% është rritja e shpërblimeve për ata që eliminohen në raundin e parë, të dytë dhe të tretë të fazës së kualifikimit.
Rritja në lidhje me shpërblimet që lidhen me lojën çift, si për meshkuj, edhe për femra, ndryshon më shumë.