Rregullatorët e bankës Evropiane duhet të marrin në konsideratë veçantitë kombëtare dhe duhet të përqëndrohet më shumë tek bankat problematike, ndërsa lehtësojne huadhënësit e shëndetshëm, referoi kreu i Autoritetit Federal të Mbikëqyrjes Financiare të Gjermanisë (BaFin).
‘Ka raste në të cilat është absolutisht e nevojshme të merren parasysh veçantitë kombëtare dhe që është rasti me bankat bashkë-operative dhe të kursimit të Gjermanisë,’ tha Felix Hufeld në një konferencë.
Hufeld, i cili tha gjithashtu se mbikqyrësi ka nevojë të reduktojë fokusin e tij mbi detajet, mbajti fjalen e tij në një konferencë mbi rolin e rregullimit bankar të BQE-së, ku mori pjesë edhe Sabine Lautenschläger, një nga shefat më të lartë në sistemin rregullator të bankës.