Rregullimi i tregut është kura e fushës së telekomunikacioneve në Shqipëri

02/03/2015 1:07 PM 0 komente

Nga Dr. Erkan Tabak, Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë ALBtelecom dhe Eagle Mobile

Ne, si ALBtelecom mendojmë se vendimi i AKEP-it për një rregullim pozitiv të tregut duhet të hyjë në fuqi sa më parë.

Ky është një vendim në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian. Kam bindje të plotë se ky vendim është në të mirën e konsumatorit shqiptar. Nuk e kuptojmë arsyen e shtyrjes së hyrjes së tij në fuqi dhe e gjithë kjo vonesë na duket e paarsyeshme.

E kemi thënë dhe më parë dhe e theksojmë sërish: fenomeni Club është një kurth dhe ky kurth i kushton shtrenjtë të gjithë konsumatorëve në të gjithë Shqipërinë. Me këtë efektin e “Club-ve” do të vazhdojmë të përballemi me dukurinë e duopolit në treg. Konsumatori shqiptar është shtrydhur deri tani, dhe ne duhet ta ndalojmë këtë.

Nëse kthejmë kokën pas, do të përballemi me realitetin ku operatorët më të mëdhenj kanë pasur dhe të ardhurat më të mëdha, fakt i padëgjuar në ndonjë shtet të botës. Çdokush duhet të fitojë në biznes, por tregu duhet të rregullohet në atë mënyrë që çdokush të jetë i barabartë në këtë garë.

Kemi ndjekur në media lajmet e fundit që vijnë nga AKEP-i. Ata deklarojnë se tregu po funksionon mirë dhe se kemi 4.5 milionë karta SIM aktive në Shqipëri. Po, ky numër kartash ekziston në treg. Por çdo të thotë kjo? Kjo do të thotë se falë këtij efektit Club secili përdor dy karta SIM, dy aparate celularë. Një shtet me rreth 3 milionë banorë që përdor 4.6 milionë karta SIM…Ky fakt tregon realitetin e tregut të telekomunikacioneve.

Në këtë kuadër, jemi krejtësisht të hapur për të bashkëpunuar me Qeverinë Shqiptare (Ministrinë e Inovacionit), AKEP-in dhe Autoritetin e Konkurrencës. Ne duam të konkurrojmë me shërbimet tona dhe teknologjinë e re. Kjo është arsyeja pse me autorizim të AKEP-it, një vit më parë ne testuam shërbimin 4G në Tiranë, dhe jemi gati për ta ofruar këtë shërbim pas marrjes së licencës.

Dëshirojmë që shqiptarët të jenë të lirë në zgjedhjen dhe përdorimin e shërbimeve dhe teknologjive. Nuk duam t’i “burgosim” e t’i “marrim peng” brenda shërbimeve tona. Jam i mendimit se të gjithë operatorët në treg duhet të veprojnë në të njëjtën mënyrë. Së fundmi, ne duhet të jemi promotorë të një ekonomie të fortë shqiptare, të një qytetari( konsumatori) më të fortë, jo të një shteti të kompanive të forta.

Liria e zgjedhjes

Dëshirojmë që shqiptarët të jenë të lirë në zgjedhjen dhe përdorimin e shërbimeve dhe teknologjive. Nuk duam t’i “burgosim” e t’i “marrim peng” brenda shërbimeve tona. Jam i mendimit se të gjithë operatorët në treg duhet të veprojnë në të njëjtën mënyrë. Së fundmi, ne duhet të jemi promotorë të një ekonomie të fortë shqiptare, të një qytetari( konsumatori) më të fortë, jo të një shteti të kompanive të forta.

Rreziku

fenomeni Club është një kurth dhe ky kurth i kushton shtrenjtë të gjithë konsumatorëve në të gjithë Shqipërinë. Me këtë efektin e “Club-ve” do të vazhdojmë të përballemi me dukurinë e duopolit në treg. Konsumatori shqiptar është shtrydhur deri tani, dhe ne duhet ta ndalojmë këtë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of