Rreth 1 miliard euro do t’i kushtojë buxhetit të shtetit, ndërtimit i autostradës nga pika kufitare e Morinës, e deri në fshatin Besi të komunës Prishtinës. Kostoja e ndërtimit të autostradës po rritet në vazhdimësi, edhe pse në fillim ishte parashikuar më e vogël. Në atë kohë kur kontrata u nënshkrua nga ish-ministri i Transporteve, Fatmir Limaj, dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u tha se kostoja e ndërtimit të autostradës do të ishte rreth 660 milionë euro. Por, deri tani kompania “Bechtel&Enka” ka marrë më shumë para nga arka e shtetit, edhe pse përfundimi i punimeve është ende larg. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave gjatë vitit 2010 kompania “Bechtel& Enka” nga buxheti morri rreth 106 milionë e 888 mijë euro, në vitin 2011 rreth 236 milionë dhe në vitin 2012 rreth 235 milionë euro.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.