Rreth 15% e restoranteve bullgare do të falimentojnë deri më 13 maj

02/05/2020 10:00 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Rreth 15% e restoranteve, kafeneve dhe bareve në Bullgari do të falimentojnë deri më 13 maj, kur të ketë mbaruar gjendja e jashtëzakonshme e deklaruar si shkak i pandemisë së koronavirusit, tha të enjten Richard Alibegov, kreu i Shoqatës Bullgare të Kateringut.

Nëse masat e kontrollit të imponuara për shkak të pandemisë së koronavirusit (COVID-19) mbeten në fuqi deri në qershor, kjo përqindje do të rritet, tha Alibegov në një video të publikuar në faqen e internetit të televizionit lokal BTV. Bullgaria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme më 13 mars dhe më pas zgjati afatin e saj deri më 13 maj.
Sipas Alibegov, gjendja e jashtëzakonshme do të shtrihet edhe më tej.

“Sipas parashikimit tonë, industrisë do t’i duhen të paktën gjashtë muaj për t’u rimëkëmbur”, tha zyrtari.
Skema qeveritare për ruajtjen e vendeve të punës, e njohur gjerësisht si masa ’60-40′, nuk është shumë e efektshme për ndërmarrjet lokale të vogla dhe të mesme, përfshirë sipërmarrjet e hotelerisë, pasi kërkesa për eliminimin e detyrimeve të papaguara i bën ato të papranueshme për përkrahje nga shteti, komentoi Alibegov.

Për më tepër, masa është e vlefshme vetëm për kompanitë që funksionojnë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, vuri në dukje ai, duke shtuar se më pak se 10% e kompanive që operojnë në sektorin e hotelerisë, kanë përfituar nga masa në fjalë.

Sipas skemës, që hyri në fuqi nga 31 marsi, shteti do të financojë 60% të të ardhurave të punonjësve gjatë krizës, me kusht që punëdhënësi të kontribuojë me 40% të shumës. Kryeministri Boyko Borissov tha muajin e kaluar se qeveria ka mbledhur rreth 1 miliard lev (555 milionë dollarë / 511 milionë euro) për të paguar pjesën e saj në këtë masë mbështetëse.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of