INFRAKOS i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës për të përmbushur obligimin ligjor-financiar në mënyrë që të mbajë të qëndrueshëm sektorin hekurudhor. Kjo ndërmarrje përveç detyrimeve të shumta ndaj ATK-së, furnitorëve të ndryshëm që arrijnë nuk ka arritur që të shpaguaj as pagat e plota të punonjësve për muajin shtatorë dhe tetor.
Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës është në një gjendje tejet të renduar financiare dhe tanimë kjo është rënduar edhe me tepër me bllokimin e llogarisë nga ATK. Kjo gjendje e renduar financiare është krijuar si pasojë e faktorëve jashtë ndikimit të INFRAKOS.
Në bazë të ligjit për Hekurudhat INFRAKOS duhet të subvencionohet nga Qeveria e Kosovë për mirëmbajtjen e rregullt të Infrastrukturës Hekurudhore dhe organizimin e rregullt dhe të sigurt të komunikacionit hekurudhor.
“Që nga vitit 2012 Qeveria e Kosovës me mos subvencionim te plote, sipas ligjit, ka dëmtuar për rreth 10 milionë euro këtë ndërmarrje. Ky mos subvencionim i plotë ka rrënuar të gjitha burimet tjera alternative me të cilat INFRAKOS ka siguruar mbijetesën gjatë këtyre viteve por që tani ka arritur në një situatë ku nuk ekziston asnjë mundësi për të siguruar financim të qëndrueshëm”, thuhet nw njoftimin qw ka bwrw kjo ndërmarrje.
Gjendjen e rënduar financiare e ka shkaktuar edhe rënia e vazhdueshme ndër vite e transportit hekurudhor e cila nuk është përgjegjësi e INFRAKOS, pasi që me transportin hekurudhor merret ndërmarrja tjetër publike TRAINKOS SH.A.
“Rënia e vazhdueshme e transportit ka bere që TRAINKOS SH.A të mos arrij të përmbush detyrimet ndaj INFRAKOS. Kjo gjendje e vazhdueshme ka sjellë një reduktim drastik te të hyrave kryesore të INRAKOS, në bazë të cilave duhet të sigurojë funksionimin e rregullt. Për rrjedhojë të mos subvencionimit nga Qeveria që parashihet me Ligjin për hekurudhat dhe rënia e vazhdueshme e transportit hekurudhor kanë sjellë INFRAKOS në ne pamundesi te shlyerjes se borxheve, ku tashme ATK ka bllokuar llogaritë bankare dhe në rast së nuk ka një vendimmarrje të shpejt dhe adekuate nga Qeveria për ndarje të mjeteve buxhetore INFRAKOS nuk do të mund të operoj. Për ketë janë njoftuar Ministritë e linjave (MZH dhe MI) dhe Kryeministrin”.
Infrakos përveç detyrimeve të shumta ndaj ATK-së, furnitorëve të ndryshëm që arrijnë nuk ka arritur që të shpaguaj as pagat e plota te punonjësve për muajin shtatorë dhe tetor.
“ Andaj, kërkon nga qeveria e Kosovë që të veprojë me urgjencë duke ndarë mjetet e nevojshme për të siguruar një financim të qëndrueshëm të INFRAKOS. Kjo situatë e krijuar natyrisht se është një rrethanë e pa precedentë dhe e pa shpjegueshme, ku Qeveria e Kosovës ka nënshkruar Marrëveshje Financiare për rehabilitimin e linjave hekurudhore përmes te cilave ka marre obligime ndërkombëtare para Instituconeve Ndërkombëtare Financiare dhe Bashkimit Evropian, ne njërën anë, dhe janë në procedurë të shqyrtimit edhe shume projekte tjera dhe për të cilat presim mbështetje ndërkombëtare, kurse në anën tjetër rrezikohet seriozisht operimi i Infrakos për vlera të pa përfillshme në krahasim me investimet që po bëhen”.
Në ketë rast me të drejt mund të shtrohen pyetjet dhe dilemat se për çfarë po bëhen këto investime dhe cili është serioziteti ynë në raport me partneret ndërkombëtar që po na mbështesin dhe në anën tjetër INFRAKOS rrezikon seriozisht funksionimjn për shkak të moszbatimit të legjislacionit në fuqi.
Infrakos si zgjidhje të vetëm e sheh zbatimin e plotë të ligjit për hekurudhat Nr. 04 / L- 63, neni 63, përkatësisht subvencionimin adekuat e cila është edhe praktikë ndërkombëtare dhe për ketë në vazhdimësi kemi dërguar shkresa dhe dokumente tek institucionet kompetente qeveritare. Mbesim me shpresë së do të veprohet shpejt dhe në mënyrë adekuate në mënyrë që të mund të vazhdojmë operimin./Monitor.al/.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.