Legalizimi i kultivimit të kanabisit për përdorim mjekësor shtron mundësi të reja biznesi, por edhe rreziqe të konsiderueshme. Ekonomisti Altin Hoti thotë në “Monitor Brief Insight” se rreziqet kryesore lidhen me zhvendosjen e investimeve nga kulturat bujqësore më të domosdoshme, por edhe me rritjen e korrupsionit dhe me monopolizimin e këtij aktiviteti, pa përjashtuar marrjen nën kontroll nga grupet kriminale. Sipas tij, vendime të tilla duhet të merren bazuar në studime të mirëfillta dhe jo në procese emocionale konsultimi publik.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.