Mjedisi makroekonomik:
-stimuli fiskal dhe kontributi i kërkesës së huaj në rritjen ekonomike do të vijojnë të zvogëlohen;
-konsolidimi fiskal eshte i nevojshem per te realizuar mbajtjen nen kontroll te deficitit buxhetor dhe uljen graduale te nivelit te borxhit publik;
-perpjekjet per rritjen e kohezgjatjes mesatare te borxhit duhet te vazhdojne per te siguruar kushte mete pershtatshme per rifinancimin;
-administrimi i kujdesshem i burimeve ne valute eshte i nevojshem per te permbushur ne kohe detyrimet ne valute;
-keta faktore mund te diktojne pritshmerite e operatoreve ekonomike per nje ritem me te ulet te rritjes ekonomike, duke ndikuar mbi ecurine e investimeve private dhe konsumit;
-deficiti ne llogarine korrente mbetet nje burim i rendesishem rreziku per treguesit makroekonomike. Eshte e nevojshme vendosja e politikave te qarta dhe konsistente qe mbeshtesin prodhimin vendas dhe permiresojne konkurrueshmerine e tij;
– percimi i lehtesimit te kushteve monetare varet nga gjendja financiare e debitoreve, sasia dhe norma e interesit te kredise;
Individet dhe bizneset jane te ekspozuar ndaj rrezikut te terthorte te kreditit ne drejtime dhe permasa te ndryshme, per shkak te gjendjes se tyre financiare:
-Per individet ekspozimi ndaj levizjeve te pafavorshme ne kursin e kembimit, buron kryesisht prej kredise ne valute per blerje banese;
-Ekspozimi i tyre ndaj levizjeve te padeshiruara ne normen e interesit eshte ulur, per shkak te renies se peshes sekredise me norme interesi te ndryshueshme, ne totalin ekredise.
-Individet kane nje pozicion financiar kreditor, i cili sherben per te absorbuar me mire rreziqet;
-Bizneset paraqiten me te ekspozuar ndaj rrezikut te levizjeve te pafavorshme ne kursin e kembimit dhe ne normen e interesit;
-Pozicioni i tyre financiar debitor, thekson me shume ekspozimin ndaj rreziqeve;
Në lidhje me veprimtarinë e sistemit financiar, rreziku i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë I kreditit përfaqëson rrezikun kryesor, posaçërisht për sektorin bankar;
– renie e pergjithshme e cilesise se kredise gjate periudhes, bankat kane rritur provigjionet dhe kane forcuar standardet e dhenies dhe te monitorimit te kredise;
-nje sfide komplekse qe kerkon nje qasje te gjithanshme;
-bizneset jane me te ekspozuara per shkak te pozicionit financiar debitor. Gjendja e tyre e likuiditetit eshte e rendesishme per ecurine e nivelit te kredise.
Sektori bankar paraqitet relativisht i mbrojtur ndaj rrezikut të drejtpërdrejtë prej lëvizjeve të pafavorshme në kursin e këmbimit dhe në normën e interesit:
-Nivel i ulet i pozicionit te hapur valutor ne bilanc;
-Madhesi e krahasueshme e aktiveve dhe pasiveve te ndjeshme ndaj normes se interesit;
-Sidoqofte, rreziku i terthorte i kreditit (per shkak te ekspozimit te klienteve) mbetet I pranishem dhe kerkon monitorim te kujdesshem.
-Rreziku i likuiditetit për sektorin bankar, vlerësohet gjithashtu në nivele të moderuara:
– depozitat jane rritur me ritme te mira dhe huamarrja nga jorezidentet mbetet ne nivele te kontrolluara;
– raporti “kredi mbi depozita” eshte ne nivele te mira dhe mbeshtet veprimtarine;
– aktivet likuide jane rritur ne pergjigje te kerkesave rregullative
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
pse apo skan ca bejne