Rriten aksionet aziatike
Aksionet aziatike shënuan rritje mëngjesin e kësaj të mërkure.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, u rrit me 0.8 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 0.98 për qind, duke shkuar në 20,655.13 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, u rrit me 0.68 për qind, duke shkuar në 1,938.37 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait, u rrit me 0.42 për qind, duke shkuar në 2,808.91 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, u rrit me 0.10 për qind, në 25,306.27 pikë.
Komente