Aksionet aziatike shënuan rritje mëngjesin e kësaj të enjteje.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, u rrit me 0.98 për qind, duke shënuar kështu nivelin e tij më të lartë që prej 11 nëntorit.
Indeksi i aksioneve CSI 300 u rrit me 0.2 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 0.14 për qind, në 23,424.81 pikë.
Indeksi i aksioneve Topix avancoi me 0.25 për qind, duke shkuar në 1,710.61 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, u rrit me 1.31 për qind, në 26,995.37 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait u rrit me 0.30 për qind, në 2,915.70 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, u rrit me 1.51 për qind, në 2,137.35 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.