Aksionet aziatike shënuan rritje mëngjesin e kësaj të mërkure.
Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë, u rrit me 0.2 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 0.08 për qind, duke shkuar në 21,100.06 pikë.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, avancoi me 0.24 për qind, në 26,222.07 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait u rrit me 0.63 për qind, në 3,011.67 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, avancoi me 2.24 për qind, duke shkuar në 2,059.33 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.