Akdionet aziatike u rrtiën për ditën e dytë radhazi, duke pasuar drejt rritjes kapitalet amerikane teksa fitimet në naftë nxitën rritjen e kompanive të energjisë dhe aksioneve japoneze pas zhvlerësimit të jen.
Indeksi MSCI Asia Pacific shtoi 0.4 perqind në 121.07 në Tokio, me aksionet e materialeve dhe energjisë që udhëhoqën përparimin. Indeksi Standard & Poor’s 500 Index u rrit 1.5 perqind të hënën teksa rritja në cmimmet e naftës ndihmoi në zbehjen e shqetësimeve se po thellohet ngadalësimi i rritjes globale.
Indeksi Topix i Japonisë fitoi 0.8 perqind pasi jen ra 0.3 perqind kundrejt dollarit të hënën si pasojë e reduktimit të kërkesës për active të sigurta investimi. Treguesi ka avancuar 9.5 perqind nga niveli i ulët në 12 shkurt. Indeksi Kospi i Koresë së Jugut u rrit 0.6 perqind. Kontratat e së ardhmes për indeksin Hang Seng Index, indeksi Hang Seng China Enterprises Index dhe indeksi FTSE China A50 Index secili fituan 0.5 perqind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.