Aksionet aziatike u rritën, me indeksin referencë rajonal drejtuar për rritjen e parë të tij në tre ditë, teksa prodhuesit e energjisë dhe lëndëve të para avancuan pas rritjes së naftës. Aksionet japoneze ranë, me indeksin Topix pranë fshirjes së fitimeve nga stimujt e fundit të Bankës së Japonisë, pasi jen u forcua.
Indeksi MSCI Asia Pacific u rrit 0.7 për qind në 120.66 në Tokio, pas rënies prej gati 0.1 për qind më parë. Index i Standardand Poor’s 500 avancoi të mërkurën teksa prodhuesit e mallrave u rritën së bashlu me naftën. Jen u tregtua në 117.99 per dollar pasi u forcua 1.7 perqind të mërkurën, me ritmet më të shpejta që nga gushti, teksa të dhënat e dobëta për shërbimet amerikane nxitën shqetësimet se ekonomia e SHBA-ve nuk është immune nga dobësitë gjetkë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.