Aksionet evropiane u rritën për herë të tretë në katër ditë, ndërsa investitorët vlerësuan të ardhurat më positive se sa pritej nga kompanitë, përfshirë Credit Agricole SA dhe Schneider Electric SE.
Indeksi Stoxx Europe 600 shtoi 0.6 për qind në Londër.Treguesi referencë është në rritje, pasi dje i dha fund përparimit më të madh dy-ditor të tij që nga viti 2011 si pasojë e rënies në huadhënësit dhe minierat.
Luhatshmëria ka qenë në rritje që nga fillimi i vitit si pasojë e thellimit të trazirës së naftës, shqetësimit mbi perspektivat e rritjes globale dhe besimit të lëkundur në mbështetjen e bankës qëndrore.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.