Indeksi i kontratave të së ardhmes të aksioneve evropiane fitoi duke treguar se indeksi referencë Stoxx Europe 600 Index do të zgjasë periudhën e nivelit më të lartë dy-mujor. Aksionet aziatike u rritën ndërsa kontratat amerikane të së ardhmes ndryshuan pak.
Kontratat e së ardhmes për indeksin Euro Stoxx 50 që përfundojnë në muajin e ardhshëm u rritën 0.4 për qind në 2,833 në Londër, ndërsa kontratat për Indeksin FTSE 100 të Britanisë së Madhe gjithashtu u rritën 0.4 për qind. Indeksi i kontratave të së ardhmes për Standard & Poor’s 500 Index fitoi më pak se 0.1 për qind, dhe Indeksi MSCI Asia Pacific Index avancoi 0.3 për qind.
Indeksi Stoxx 600 avancoi 0.6 për qind javën e kaluar teksa të dhënat ekonomike që rezultuan më pozitive se sa ishin parashikuar në Evropë dhe Kinë neutralizuan shqetësimin se Rezerva Federale do të zvogëlojë ritmin e programit të saj të blerjes së obligacionve. Indeksi është rritur 11 për qind nga niveli më i ulët në 24 qershor, teksa Banka Qendrore Evropiane dhe Banka e Anglisë tha se normat e interesit do të mbeten të ulëta për një periudhë të zgjatur.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.