Rriten aksionet ne tregjet në zhvillim

11/04/2013 10:58 AM 0 komente

Aksionet e tregjeve në zhvillim u rritën për ditën e tretë radhazi, udhëhequr nga teknologjia dhe kompanitë financiare, pasi shitjet e Taiwan Semiconductor (2330) Manufacturing Co.  dolën jashtë parashikimeve dhe Kina raportoi një rritje në kreditë e reja bankare.

Indeksi MSCI Emerging Markets Index (MXEF) shtoi 0.6 për qind në 1,030.25 në Hong Kong, që shkonte drejt nivelit më të lartë  mbyllës që nga 1 prilli. Tajvan Semiconductor  tha dje pas mbylljes së tregut se shitjet e tremujorëve të parë ‘kërcyen’ 26 për qind nga viti i mëparshëm.

Të dhënat treguan sot se kreditw e reja bankare të Kinës dhe financimi total u rritën më shumë se sa parashikuan ekonomistët në mars, shenjw qw kërkesa po rritet në ekonominë më të madhe të Azisë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of