Rriten asetet e fondeve të pensionit privat

27/02/2020 10:00 AM 0 komente

Fondet e pensioneve private në Shqipëri kanë arritur në një total asetesh prej 23.85 milionë euro që zotërohen nga 28.2 mijë persona që paguajnë kontribute për pensione private. Edhe për vitin 2019 tregu ka shënuar një rritje të fortë që vijon prej vitesh për shkak të bazës së ulët të këtij tregu në Shqipëri.

Një projektligj i diskutuar prej vitesh për lehtësitë fiskale për të ardhurat e gjeneruar nga investimet në fondet e pensioneve ka mbetur në sirtarët e qeverisë dhe faqen zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare duke mos i dhënë frymëmarrjen e duhur këtij tregu.

Numri i anëtarëve ka vijuar rritje, duke arritur në 28.2 mijë, ose 12% më shumë se një vit më parë.

Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare për vitin 2019 tregon një total asetesh neto prej 2,904.07 milionë lekë (23.85 milionë euro) dhe me një rritje prej 614.97 milionë lekë (26.87%) krahasuar me vitin 2018.

Gjatë vitit 2019, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre tre fonde pensioni. Fondi më i madh është Sigal pensions me rreth 46 të totalit të aseteve, i ndjekur nga Credins pensions me 28% dhe raiffeisen Pensions me rreth 26%.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me Vendim nr. 210, datë 22.11.2019 licencoi “Albsig Invest”sh.a – shoqëri administruese e fondeve të pensionit dhe sipërmarrjeve të investimeve kolektive dhe miratimin e “Fondit të Pensionit Vullnetar Albsig”.

Ndarja e tregut sipas aseteve. Burimi: AMF.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of