Rriten Brent dhe WTI
Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 18 cent dhe u tregtuan me 76.49 dollarë amerikanë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 0.3 për qind dhe u tregtuan me 70.72 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit ra me 0.2 për qind dhe u tregtua me 1,256.29 dollarë amerikanë për onz, duke lënë pas kështu nivelin e tij të ulët ku u këmbye me 1.253.00 dollarë amerikanë për onz.
Komente