Rriten bursat europiane pas shpresës për trajtimin e Covid-19

24/08/2020 5:53 PM 0 komente

Bursat europiane u rritën të hënën, pas nivelit më të ulët prej dy javësh që arritën të premten, si rrjedhojë e shpresave për zhvillimin e një trajtimi COVID-19, që kompensoi frikën për një valë të re të virusit, që mund të rrezikojnë të pengojë një rikuperim ekonomik.

Indeksi pan-evropian STOXX 600 u rrit 1.3%, në linjë me fitimet për tregjet aziatike, pasi rregullatori shëndetësor amerikan tha të Dielën se autorizoi përdorimin e plazmës së gjakut nga pacientët që janë rikuperuar nga COVID-19, si një trajtim kundër virusit.

Grifols i Spanjës (GRLS.MC), një nga prodhuesit më të mirë në botë të trajtimeve të bazuara në plazmën njerëzore, fitoi 3%.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of