Paund ra si pasojë e ndarjes së partisë politike në pushtet të Mbretërisë së Bashkuar mbi cështjen nëse se Britania duhet të largohet nga Bashkimi Evropian apo jo, ndërsa u rritën bursat e rajonit. Gjithashtu u rritën aksionet aziatike udhëhequr nga fitimet në aksionet kineze dhe japoneze, teksa u rrit nafta e papërpunuar .
Kontratat për indeksin Euro Stoxx 50 u rritën për herë të parë në tre sesione, ndërsa indeksi Topix i Japonisë avancoi teksa jen i dha fund fitimit dy-ditor. Rrëzimi i rregullatorit të tregut kryesor të Kinës gjatë fundjavës shkaktoi rritje të kapitalit në Shanghai dhe në Hong Kong. Monedha e Britanisë u dobësua me ritmet më të shpejta në një muaj kundrejt dollarit pasi kryebashkiaku i Londrës Boris Johnson deklaroi se do të bëjë fushatë për largimin e Britanisë nga BE-ja në referendumin e qershorit, duke u pozicionuar kiundër David Cameron.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.