Indeksi i kontratave të së ardhmes së aksioneve evropiane European (SXXP) u rrit, duke treguar se Indeksi Stoxx Europe 600 Index mund të avancojë për një ditë të dytë, teksa Alcoa Inc jozyrtarisht hapi sezonin e të ardhurave amerikane duke raportuar fitimin për tremujorin e pare, i cili doli jashtë parashikimeve. Kontratat amerikane të së ardhmes ndryshuan pak, ndërsa aksionet aziatike u rritën.
Kontratat e së ardhmes në Euro Stoxx 50 Index, indeksi referencë për rajonin e euros, avancuan me 0.7 për qind në 2,540 në Londër.
Indeksi Stoxx 600 dje u ‘rigjallërua’ nga rënia më e madhe tre-ditore që nga korriku ndërkohë që prodhimi industrial gjerman doli jashtë parashikimeve.
Kontratat e së ardhmes për FTSE 100 Index (UKX) të Britanisë fituan 0.5 për qind. Kontratat për Standard & Poor’s 500 Index shtuan më pak se 0.1 për qind, ndërsa MSCI Asia Pacific Index u rrit me 0.6 për qind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.