Çmimi i derivateve kana shënuar rritje në Kosovë. Nga mbrëmë një litër naftë ka shkuar në 1 euro 65 centë. Rritje të çmimeve mund të ketë edhe në ditët në vazhdim, sipas Shoqatës së Naftëtarëve.
Që nga mbrëmë është vërejtur përsëri rritje e çmimit të derivateve në Kosovë. Në disa pompa derivatesh çmimi i litrit të naftës ka shkuar në 1.65 euro.
Fadil Berjani ka thënë se ka rritje në çmimin e importit, për të cilën arsye është vërejtur rritje edhe në pompat e derivateve.
Sipas Berjanit, çmimi i dizelit në Kosovë është 1.63, ani pse në disa pika shihet që është 1.65 për litër.
“Dizeli është 1.63, benzina 1.64. Ka lëvizje të çmimeve në Berz dhe nuk mund ta dimë se çfarë çmimesh mund të kemi në ditët në vijim. Ajo që mund të them është se çmimet në import janë rritur. Çmimi përcaktohet nga importuesit dhe këtë e ka mundësuar Ministria e Tregtisë pasi që ka lejuar marsh të fitimit mbi 4%, që i bie mbi 6 cent për litër”.
Ndryshe, naftëtarët vazhdimisht kanë kërkuar që të rishikohet vendimi i Qeverisë së Kosovës që përcakton çmimet shitëse maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë të naftës dhe derivateve të naftës, duke paralajmëruar se nëse nuk ndodh kjo shumë pika karburanti në Kosovë mund të falimentojnë.
Çmimet e naftës dhe derivateve të saj, kanë arritur nivelin më të lartë që nga paslufta në Kosovë.
Qeveria e Kosovës më 1 mars kishte marrë vendim që te shitësit me shumicë të vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 4% të çmimit të shitjes, ndërsa te shitësit me pakicë të vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 6% të çmimit të shitjes.
Kujtojmë se muaj më parë çmimi i derivateve në Kosovë kishte arritur në rreth 2 euro.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.