Rriten çmimet e naftës

15/02/2019 9:33 AM 0 komente

Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 17 cent dhe u tregtuan me 64.74 dollarë amerikanë për fuçi.

Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 5 cent dhe u tregtuan me 54.46 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit avancoi me 0.2 për qind dhe u tregtua me 1,315.46 dollarë amerikanë për onz, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë në këto dy javët e fundit.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of