Rriten çmimet e qirave në dyqanet kryesore dhe qendrat tregtare në Tiranë

27/10/2017 10:03 PM 0 komente

Teksa konkurrenca është rritur dhe fuqia blerëse është e vakët, një lajm i keq vjen për tregtuesit. Çmimet e qirave në rrugët kryesore të Tiranës dhe në qendra tregtare janë rritur këtë vit…

Tregu i dyqaneve të tregtisë me pakicë pati ndikim domethënës me hapjen e qendrës tregtare Toptani në Tiranë, i cili kishte mbetur i pandryshuar për dy vitet e fundit, sipas raportit të fundit të 6 mujorit të parë të Collers International. Duke marrë në konsideratë vendndodhjen strategjike në qendër të qytetit, si dhe ndërtimin cilësor, u bë pjesë e tregut si qendrat tregtare të mëdha TEG, QTU dhe Tirana Ring Center, vlerëson Colliers .

Me hyrjen në treg të Qendrës Tregtare Toptani, stoku total në Tiranë në gjashtëmujorin e parë të 2017-s është rritur me 24 mijë metra katrorë, duke kapur një nivel total me 202,800 metër katrorë. Rritja e stokut të ri ka ndikuar edhe në hapësirat e lëna bosh në 2.76% nga 2.07% në gjashtëmujorin e dytë.

Edhe ky vit shënoi rritje të kërkesës në qendrat tregtare të suksesshme në krahasim me rrugët kryesore.
Përveç tërheqjes së kompanive me pakicë ekzistuese në treg si LC Waikiki, DeFacto, Calzedonia, Jysk, Adidas etj., Qendra Tregtare Toptani ka sjellë në tregun shqiptar marka të reja ndërkombëtare si Intimissimi, Well, këpucë Gentli, Satur dhe Comodita Home.
Përpos kësaj, pak shitës ndërkombëtarë po e shtojnë në mënyrë agresive praninë e tyre jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

 

Qiratë e dyqaneve rriten

Çmimet mesatare të qirave të qendrave tregtare në Tiranë qëndrojnë në nivelet e 22 euro për metër katror në muaj, me një rritje të lehtë nga gjashtëmujori i dytë i 2016-s. Qiratë e dyqaneve kryesore janë rritur gjithashtu në 55 euro për metër katror në muaj nga 50 që ishte në gjashtëmujorin e dytë të 2016-s.

Ndryshimet kanë ardhur nga hyrja në treg e një qendre të re tregtare (Toptani Shopping Center). Tregu vazhdon të mbështetet në qiradhënie, veçanërisht për hapësirat kryesore të shitjeve me pakicë dhe qendrat tregtare, të cilat kanë marka të mira dhe mund të përballojnë numrin e lartë të konsumatorëve të tregtisë me pakicë, sipas Colliers.

Qiratë e dyqaneve në rrugë kanë shënuar rritje në gjashtëmujorin e parë të 2017-s duke arritur çmimin 48 euro për metër katror në muaj nga 40 euro. Nga të dhënat që ka mbledhur Colliers International, si në 2016-n, vijon hendeku midis qirasë më të lartë dhe më të ulët, ku më e ulëta është 6 euro për m² dhe më larta 48 euro për m². Kjo për shkak të kohës së ndërtimit të objektit dhe kushteve.

 

Me zgjerimin e QTU-së, tregu do të arrijë ngopjen

Qendra Tregtare Univers (QTU), e para qendër tregtare, ka vendosur që zgjerojë sipërfaqen e saj me 14 mijë metra katrorë. Me të përfunduar, ky projekt do të rrisë sipërfaqen totale të stokut të qendrave tregtare, duke u ofruar klientëve mundësi më të mëdha për dyqane dhe shërbime, veçanërisht të klientëve që janë të vendosur në perëndim të Tiranës. Po ashtu, Arena Kombëtare, stadiumi i projektuar që të përfundojë në 2018-n pritet që të rrisë sipërfaqet e dyqaneve

Me hapjen e Qendrës Tregtare Toptani në gjashtëmujorin e parë të 2017-s dhe me zgjerimin e hapësirë tregtare të QTU-së, tregu i qendrave tregtare do të arrijë pikën e ngopjes. Tregu i pasurive të paluajtshme të Tiranës pritet që të ketë ndryshime të mëdha me miratimin e masterplanit të ri.

Bazuar në informacionet në dispozicion, shumë prej projekteve që do të ndërtohen në Tiranës (Downtown Tirana, Eyes of Tirana, Arena Kombëtare etj.) do të përmbajnë hapësira për dyqane, të cilat pritet që të ndikojnë stokun e tregut të dyqaneve me të përfunduar. Qendrat tregtare të mirëmenaxhuara do të vazhdojnë që të tërheqin klientët e nevojshëm për të pasur sukses.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of