Në tremujorin e parë të vitit 2023, çmimet e banesave në BE u ulën me -0,7%, krahasuar me tremujorin e katërt të 2022, ndërsa qiratë u rritën me 0,9%. Kjo është rënia e dytë rradhazi për tremujor, e çmimeve të banesave, pas rënies -1,4% në tremujorin e katërt të 2022.
Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022, qiratë dhe çmimet e banesave në BE, u rritën me 2,9% për qiratë dhe 0,8% për shitjen e banesave.
Çmimet dhe qiratë e banesave në BE, ndoqën një rrugë të ngjashme rritjeje, midis 2010 dhe tremujorit të dytë të 2011. Megjithatë, pas këtij tremujori, çmimet e banesave dhe qiratë, kanë evoluar ndryshe. Ndërsa qiratë u rritën në mënyrë të qëndrueshme gjatë gjithë kësaj periudhe, deri në tremujorin e parë të 2023, çmimet e banesave patën luhatje.
Pas një rënie të mprehtë, midis tremujorit të dytë të 2011 dhe tremujorit të parë të 2013, çmimet e banesave mbetën pak a shumë të qëndrueshme, midis 2013 dhe 2014. Pas një rritjeje të shpejtë në fillim të 2015, çmimet e banesave u rritën më shpejt se qiratë, deri në tremujorin e dytë të 2022.
Në tremujorin e tretë të 2022, çmimet e banesave u rritën me të njëjtin ritëm si qiratë (të dyja +0,7% krahasuar me tremujorin e dytë të 2022). Që nga tremujori i katërt i vitit 2022, çmimet e banesave kanë filluar të bien, ndërsa qiratë kanë vazhduar të rriten.
Nga viti 2010 deri në tremujorin e parë të vitit 2023, qiratë u rritën me 20% dhe çmimet e banesave me 46%.
Çmimet e shtëpive janë dyfishuar në disa vende të BE-së
Kur krahasojmë tremujorin e parë të vitit 2023 me vitin 2010, çmimet e banesave u rritën më shumë se qiratë, në 18 vende të BE-së.
Gjatë kësaj periudhe, çmimet e banesave u rritën në 24 vende të BE-së dhe u ulën në tre prej tyre. Ato u dyfishuan në Estoni (+200%), Hungari (+180%), Lituani (+146%), Letoni (+132%), Luksemburg (+126%), Çeki (+123%) dhe Austri (+ 122%). Ulje u vunë re në Greqi (-14%), Itali (-9%) dhe Qipro (-2%).
Për sa i përket qirave, çmimet u rritën në 26 vende të BE-së dhe u ulën në një, me rritjet më të larta në Estoni (+212%) dhe Lituani (+165%). Rënia e vetme është shënuar në Greqi (-22%). / Eurostat