Industria, energjia, furnizimi me ujë dhe ndërtimi kanë shënuar ecuri pozitive në tremujorin e tretë të këtij viti, si në drejtim të shitjeve ashtu dhe të numrit të punonjësve, sipas statistikave të raportuara nga INSTAT për prodhuesit e të mirave, që është një tregues i hershëm i ecurisë së prodhimit të brendshëm bruto (PBB).
Sektorët e industrisë kanë raportuar rritjen më të lartë të fondit të pagave me 13.3%, energjia me 4.4%, furnizimi me ujë me 7% dhe ndërtimi me 3.6%.
Sektori me rritjen më të lartë të numrit të të punësuarve është po industria me 9%, ndërsa ndërtimi ka shënuar rritjen më të ulët të të punësuarve, me 2.2%.
Rritja e aktivitetit të prodhuesit të metaleve Kurum, pas ristrukturimit, zgjerimi i aktivitetit të industrisë minerale, përshpejtimi i sektorit të ndjerrjes së naftës si rrjedhojë e konjukturës më të favorshme ndërkombëtare, duket se po i japin hov sektorit të industrisë, që po udhëheq rritjen e prodhuesve të të mirave.
Industria
Në industri, që përfshin industrinë nxjerrëse dhe Përpunuese
-Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 12,5 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017.
– Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 7,8 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017;
– Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 9 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017;
– Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 13,3 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017.
Energji elektrike, Gaz, Avull
Indekset e treguesve në aktivitetin Energji elektrike, Gaz, Avull, në tremujorin e tretë 2018, paraqiten si mëposhtë:
– Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 2,3 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017;
– Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 58,3 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017;
– Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 5,7 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017;
– Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 4,4 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017.
Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve
Indekset e treguesve në aktivitetin Furnizimi me ujë dhe Trajtimi e menaxhimi i mbetjeve, në tremujorin2018, paraqiten si më poshtë:
– Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 12,2 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017;
– Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 12,3 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017;
– Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 6,4 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017;
– Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 7,1 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017.
Ndërtim
Indekset e treguesve në aktivitetin Ndërtim, në tremujorin e tretë 2018, paraqiten si më poshtë:
– Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 9,5 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017;
– Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 12 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017;
– Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,2 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017;
– Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 3,6 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2017.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
prodhimi duhej te ishte strategjia e te gjitha qeverive shqiptare per zhvillimin e vendit…Ndodh e kunderta sepse qeverite ne shqiperi jane tradhetare te interesave kombetare dhe te shitura tek te huajt…..