Rritet me 30% numri i jahteve që hynë në Shqipëri në gjysmën e parë të vitit

25/06/2018 10:18 AM 0 komente

Interesi për Shqipërinë po reflektohet në shifra në disa aspekte gjatë këtij viti, nisur nga hyrje-daljet e shtetasve të huaj, por edhe alternimit të mënyrës me të cilën këta shtetas zgjedhin të prekin vendin tonë.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme Detare, rezulton se gjatë gjysmës së parë të vitit 2018 është rritur me 30% numri i jahteve dhe anijeve turistike që kanë hyrë në hapësirën detare të vendit tonë.

Ndonëse ende nuk kanë filluar muajt e pikut të sezonit turistik korrik-gusht, rezulton të kenë hyrë 508 jahte dhe veliera ashtu sikurse 43 tragete turistësh.

Treguesit më të lartë i mban Porti i Sarandës, ku gjatë kësaj periudhe të parë të vitit kanë hyrë 276 jahte e veliera dhe 43 tragete turistike. Në Portin e Durrësit rezulton të kenë hyrë 112 jahte ndërsa në atë të Vlorës 90 të tillë. Nuk ka mbetur pa vizitorë as Shëngjini ku janë regjistruar të kenë hyrë 30 jahte e veliera.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of