Përkundër 58% të burrave, raport i Kombeve të Bashkuara
Rritet me hapa të vegjël barazia gjinore në internet – rritet në fakt numri i grave ‘të lidhura’, 48 % e totalit të popullsisë femërore, përkundër 58 % të totalit të burrave.
Përdorimi i internetit po rritet edhe në nivel botëror, me 4,1 miliardë persona, ose 53,6 % e popullsisë ‘të lidhur’. Këtë e tregon një raport i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për teknologjinë e informacionit ITU (International Telecommunication Union) .
“Raportet e ITU janë një instrument i fuqishëm për të kuptuar më mirë problemet e konektivitetit, përfshirë hendekun dixhital mes gjinive” – u shpreh Houlin Zhao, sekretari i përgjithshëm i ITU,
Sipas raportit, vijon ende hendeku mes burrave dhe grave në aksesin në internet, por pak nga pak gjërat po ndryshojnë, duke marrë në konsideratë që në vitin 2017, gratë që kishin akses në internet përbënin 44,9 % të totalit të popullsisë femërore, përkundër 50,9 % të totalit të meshkujve.
Në përgjithësi, të dhënat tregojnë SE mes viteve 2013 dhe 2019, hendeku gjinor thuajse u zhduk mes Amerikave dhe u zvogëlua në Europë e Rusi. Megjithatë në shtetet arabe, në Azi – Paqësor dhe në Afrikë, hendeku, në përgjithësi, është rritur.
Burimi: ANSA