Dollari amerikan shënoi rritje mëngjesin e kësaj të enjteje kundrejt jenit, duke lënë pas kështu nivelin e tij të ulët të shënuar në këto katër muajt e fundit. Ai u këmbye me 109.33 dollarë amerikanë për jen.
Monedha euro u këmbye me 1.2420 euro për dollarë amerikanë, duke lënë pas kështu nivelin e saj të lartë të shënuar me 25 janar ku u këmbye me 1.2538 euro për dollarë amerikanë, teksa investirorët shprehen të bindur se Banka Qendrore Europiane do të përfundojë blerjen e aseteve dhe do të rrisë normat e interesit.
Paundi britanik u këmbye me 1.4200 dollarë amerikanë. Gjatë muajit janar ai avancoi me 5.1 për qind që është njëkohësisht edhe rritja e tij më e lartë që prej majit të 2009
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.